Nisur nga mungesa e shërbimeve ndaj studentëve në universitetet publike, tarifat e larta që aplikohen në to e në tërësi nga ankesat e artikuluara gjatë protestës së studentëve në muajin dhjetor 2018, Qendresa Qytetare, në mbështetjen e Fondacionit Friedrich Ebert, monitoroi shtatë universitete publike, me fokus investimet dhe nivelin e transparencës së tyre në raport me publikun dhe studentët për periudhën 15 Shkurt deri më 31 Tetor 2019.

Sipas tyre, ky monitorim shërben për të hedhur dritë mbi mënyrën se si janë shpenzuar të ardhurat që grumbullohen nga tarifat e studentëve dhe të ardhurat që vijnë nga buxheti i shtetit duke u munduar kështu t’i japë përgjigje pyetjes nëse reflektohen nevojat reale të studentëve apo kemi të bëjmë më një administrim jo efektiv të buxhetit vjetor të universiteteve.

 

Gjetjet:

 

  • 4 milion euro kanë shpenzuar për investime universitetet ne 8 muajt e fundit, por vetëm 2900 euro janë shpenzuar për zërin e studimeve dhe kërkimeve (nga Universiteti “Fan Noli” Korçë, ndërsa 6 universitetet e tjera kanë shpenzuar 0 lekë për këtë zë)
  • UPT rezulton universiteti me më shumë shpenzime të personelit dhe administratës, ku vetëm në 8 muaj ka paguar 100.000 euro dieta, 70.000 euro karburant makine, 17.500 euro telefon/internet dhe rreth 160.000 euro shpërblime dhe honorare për stafin.
  • Universiteti i Tiranës ka shpenzuar në periudhën e monitorimit 3.2 milion euro për rikonstruksion dhe mirëmbajtje godinash, ku përfshihet rikualifikim i oborrit të Histori -Filologjikut në vlerën 170.000 euro dhe rikonstruktim i Fakultetit të Ekonomisë në vlerën 2.9 milion euro.
  • Siguria e godinave zë sërish një nga zërat kryesorë të shpenzimeve të universiteteve, ku Universiteti i Tiranëska shpenzuar 444.000 euro dhe Universiteti Politeknik rreth 300,000 euro për vitin 2019.Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”ka blerë kamera sigurie në vlerën 100,000 euro, si edhe ka shpenzuar 152000 euro për sigurinë e godinës.
  • UPT ka siguruar pasurinë me vlerë 20 000 euro në njënga kompanitë e sigurimeve por vlen të investigohet kontrata 24,000 euroshe e lidhur me një kompani ndërtimi për riparimin e dëmtimeve nga tërmeti, punim të cilin duhej ta mbulonte kontrata e sigurimit të pasurisë.
  • 7 Universitete kanë shpenzuar në total 16000 euro për blerje librash por 106000 euro për karburant makine. Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër dhe Universiteti i Mjekësisë nuk kanë blerë asnjë libër në 1 vit tëplotëakademik.
  • UAMD ka paguar 44.000 euro për shërbimin e printimit ndaj një kompanie, 97.000 euro për rikonstruksione dhe 16.000 euro për perde kundër diellit. Ndërsa Universiteti Luigj Gurakuqi” ka shpallur tender për tëblerënjë“Rrufepritëse”nëvlerën 45.000 euro.
  • Portali u-transparenca.al nuk përmban të dhëna mbi prokurimet dhe kontratat e IAL-ve me tretët për vitin 2019.Kjomungesë u vështirëson studentëve të kuptojnë shpenzimet totale të universitetit dhe raportin e shpenzimeve për mënyrën se si harxhohen paratë e tyre.

 

Rekomandime:

 

  • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë duhet tëzbatojë plotësisht VKM 781, dt.26.12.2018 duke përditësuar dhe plotësuar me kategoritë që mungojnë portalinu-transparenca.al përfshi, vendimet e zbardhura të Bordeve të Administrimit, kontratat me të tretët dhe prokurimet për vitin 2019.
  • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të inspektojë buxhetet, transaksionet dhe ofrimin e shërbimeve të universiteteve publike sipas parashikimeve të ligjit 80/2015 për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor e të marrë masat e nevojshme administrative dhe ligjore në raste shkeljesh.
  • Universitetet publike duhet të përditësojnë dhe personalizojnë programet e transparencës në zbatim të ligjit për të drejtën e informimit dhe të aplikojnë vendimmarrje financiare të hapur, me përfshirjen e studentëvee në konsultim të vazhdueshëm me Komisionerin për të Drejtën e Informimitdhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
  • Universitetet publike duhet të reduktojnë dhe reformojnë strukturat organizative të fryra duke aplikuar njëkohësisht dixhitalizimin e shërbimeve ndaj studentëve.
  • Universitetet publike duhet të alokojnë më shumë para për zërat e kërkimit shkencor dhe pasurimit të bibliotekavetë tyre me librat që përmban kurikula mësimore dhe më pak para për siguri, kamera dhe siguracione godinash.
  • Këshillat Studentore dhe studentët aktivë të bëhen pjesë e vendimmarrjes duke verifikuar çdoblerje, çdokontratë lidhur me të tretët dhe çdo shërbim të ofruar nga universiteti ku studiojnë.
  • Këshillat Studentore dhe studentët të kërkojnë nga anëtarët e Bordit të Administrimit të propozuar prej tyre llogari periodike për çdo veprim financiar që ka ndërmarrë universiteti.