Një urdhër i vitit të shkuar u linte kohë hoteleve në të gjithë vendin që në kuadër të procesit të kategorizimit të dorëzonin aplikimin dhe dokumentet e nevojshme deri në dhjetor 2019. Të gjitha detajet e procesit shoqëroheshin me rregulloren përkatëse që vinte së bashku me urdhrin. Por së fundmi, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka ndryshuar pikën që lidhen me dokumentacionin dhe afatin për aplikimet e hoteleve.

Konkretisht në ndryshim nga neni i vjetër në rregullore ku dokumentet listoheshin vetëm në një kategori tashmë kemi dokumentet e detyruara dhe ato shtesë.

Por cilat janë dokumentet e detyruara. Sipas nenit të ri dokumentacioni i detyrueshëm përfshin: a) kërkesë për t’u pajisur me certifikatë kategorizimi sipas modelit, shtojca 2, bashkëlidhur kësaj rregulloreje; b) formularin e vetdeklarimit, sipas modelit, shtojca 3, bashkëngjitur kësaj rregulloreje; c) vërtetim për regjistrimin në Qendrën Kombëtarë të Biznesit si person fizik/juridik me objekt veprimtarie si strukturë akomoduese; d)vërtetim i gjendjes gjyqësore tëpronarit/administratorit.

Në dokumentacionin shoqërues caktohet : ) akti i pronësisë ose përdorimit të strukturës; b) planimetrinë e strukturës akomoduese;c) vërtetimin që struktura plotëson kushtet për masat e mbrojtjes nga zjarri lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtim d) vërtetimin që struktura plotëson kushtet higjeno-sanitare, lëshuar nga Instituti i Shëndetit Publik; e) foto të brendshme dhe të jashtme të objektit.

Ministria përcakton se një pjesë e këtyre dokumenteve që mund të mos jenë dorëzuar nga aplikantët në dosjen e tyre tashmë përmes shërbimeve të reja online mund të merren nga vetë institucioni në e-albania.

Kurse për dokumentet shoqëruese urdhri sanksionon, se në rast se nuk është depozituar nga subjekti në momentin e aplikimit, duhet të dorëzohet brenda datës 31.12.2020, pranë ministrisë përgjegjëse për turizmin.

 

/MONITOR.AL