Apatia, e quajtur ndryshe plogështia, mund të bëhet pjesë e juaja në çdo moment gjatë jetës suaj profesionale. Ajo është një sëmundje ngjitëse, nëse nuk trajtohet ashtu në mënyrën e duhur sepse të gjithë ne ndikohemi nga mjedisi në të cilin bëjmë pjesë, kolegët, marrëdhëniet apo dhe përgjegjësitë që kemi.
Simptomat janë lehtësisht të identifikueshme:
• Lodhje
• Stres
• Të mos qenit i duruar
• Të pohosh për pjesën më të madhe të gjërave
• T’i biesh shkurt
• Të mos bësh pyetje
• Të punosh vetëm
• Të bësh të njëjtën punë për më shumë sesa një herë
• Mungesë vullneti
Trajtimi i kësaj sëmundjeje kërkon një ose disa prej terapive të mëposhtme:
• Vendosini vetes një qëllim për të arritur në të ardhmen e afërt
• Punoni orë jashtë orarit
• Merruni me sport
• Punoni në grup
• Përqendrohuni kryesisht tek gjërat për të cilat keni më shumë interes
• Bëhuni më shumë të shoqërueshëm