Do të dëshironit, që të mund të të përfundoni javën e punës në gjysmën e kohës?

Kjo nuk mund të bëhet me magji, sigurisht, por ka disa ndryshime të vogla, që mund të bëni, të cilat do t’ju ndihmojnë të kryeni detyrat në kohë rekord, sipas ekspertëve të produktivitetit.

Fraza “ekuilibër punë-jetë”, është bërë klishe për një arsye: njerëzit janë më të mbingarkuar dhe burnout, se kurrë më parë.

Një studim i Deloitte, zbuloi se 77% e punonjësve në SHBA, ndihen plotësisht të tejlodhur nga puna e tyre dhe kjo ka disa pasoja tronditëse.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, paralajmëroi në vitin 2021, se stresi i shkaktuar nga gjithë kjo punë e tepërt, ka rezultuar në një rritje të madhe të sëmundjeve të zemrës dhe goditje në tru (ishemi), që nga viti 2000.

Në vazhdim, renditen tetë këshilla shumë të thjeshta, të cilat mund të reduktojnë në mënyrë drastike, kohën që duhet për të kryer punën, në mënyrë që të përqendroheni më shumë, në atë që vërtet ka rëndësi.

1. Dëgjoni muzikë

Studimet tregojnë se, të dëgjuarit muzikë ndërsa punoni, mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme në rritjen e pëqendrimit, veçanërisht nëse është muzikë instrumentale.

2. Përgatiteni veten për një ditë pune produktive

Përgatitja afatshkurtër, çon në sukses afatgjatë. Përgatiteni mendjen tuaj, për çfarëdo detyre që keni në dorë, duke filluar me gjumë të mjaftueshëm, për t’u siguruar që të jeni plot energji ditën tjetër.

3. Programoni seanca të thella pune 90 minuta – 2 orë

Në thelb, ndajeni ditën tuaj në blloqe ose copa (chunks), ndonjëherë të njohura si time-blocking (ndarja e kohës në blloqe). “Duhen 20-30 minuta për t’u përfshirë në rrjedhën e punës, ndërsa përqendrimi fillon të zbehet pas 90-120 minutash.

4. Ndani detyrat sipas llojit

Grupi i detyrave analitike, si organizimi, kërkimi dhe planifikimi, duhen kryer së bashku. Mbajini ato të ndara, nga detyrat krijuese, si ‘stuhia e ideve’ (brainstorming), shkrimi ose dizajnimi. Kjo njihet si “grumbullim detyrash” (task batching).

5. Largoni shpërqendrimet

Ekspertët sugjerojnë, përdorimin e mjeteve, si kufjet për anulimin e zhurmës, si dhe instalimin e programeve, që bllokojnë aplikacionet ose faqet e internetit, që ju largojnë vëmendjen nga puna, në mënyrë që të mund të përqendroheni në detyrat tuaja.

6. Vendosni një objektiv për çdo ‘bllok’ pune

Për çdo bllok 90-120 minuta, rekomandohet ndarja e tij, në tre detyra, dhe kryerjen e tyre një nga një, pa devijuar.

7. Reflektoni për çdo ditë dhe çdo bllok pune

Vetëm për shkak se këto janë ide të shkëlqyera, nuk do të thotë se ato do të jenë menjëherë të suksesshme! Kështu shumë njerëz rekomandojnë, vlerësimin e çdo këshille, për të gjetur mundësi zbatimi si dhe pështatje me ritmin e punës së gjithsecilit.

8. Shpërblejeni veten

Kjo është ndoshta më e lehta nga të gjitha! Por, shumë punonjës, këshillojnë shpërblime pas çdo seance pune – pak Netflix, disa minuta lojë, një shëtitje të shpejtë, çfarëdo që shërben për ju.

/ Your Tango