Elise Heeney, dietologe klinike në Qendrën Mjekësore Banner Del E. Webb, shpjegon se kur bëhet fjalë për shëndetin tonë, mineralet janë të rëndësishme për prodhimin e enzimave (proteinat, që ndihmojnë në përshpejtimin e reaksioneve kimike) dhe hormonet (lajmëtarët kimikë, që ndihmojnë në koordinimin e funksioneve trupore).

Heeney thotë se, mënyra më e mirë për të marrë vitamina dhe minerale, është përmes një diete të ekuilibruar. Në vazhdim shpjegohet se çfarë bëjnë mineralet për trupin dhe si t’i marrim ato.

 

Çfarë bëjnë mineralet?

Mineralet janë thelbësore për kryerjen e aktiviteteve të përditshme të trupit tonë. Dr. Pedro R. Rodriguez Guggiari, specialist i mjekësisë së brendshme dhe Shef i Stafit në Qendrën Mjekësore Banner Del E. Webb në Sun City West, Arizona, thotë:

“Mineralet ndihmojnë në mënyra të ndryshme; jodi për tiroiden (energji dhe qëndrueshmëri); fluoruri i kalçiumit për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve; hekuri për formimin e qelizave të gjakut dhe parandalimin e anemisë; magnezi dhe kaliumi për funksionin muskulor dhe indet strukturore.

 

Sa minerale i duhen trupit?

Sasia e mineraleve, që i nevojiten trupit, varet nga minerali. Mineralet mund të ndahen në makrominerale (nga të cilat na duhen më shumë se 100 mg në ditë) dhe mikrominerale (nga të cilat ne më pak se 100 mg në ditë.)

 

Cilat janë mineralet kryesore?

Disa nga makromineralet e nevojshme për trupin tonë përfshijnë:

Kalciumi, i cili është i rëndësishëm për shëndetin e kockave.

Fosfori, i cili është i rëndësishëm për kockat dhe funksionet metabolike.

Magnezi, i cili është i rëndësishëm për funksionin dhe lëvizjen enzimatike.

Natriumi, i cili është i rëndësishëm për mbajtjen e lëngjeve të trupit dhe për mirëfunksionimin e sistemit nervor dhe muskular.

Kaliumi, i cili është i rëndësishëm për rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe shëndetin e sistemit nervor dhe muskular.

Klori, i cili është i rëndësishëm për rregullimin e lëngjeve të trupit dhe ekuilibrit të elektroliteve.

 

Sipas Kaiser Health, disa nga mikromineralet e kërkuara dhe funksionet e tyre përfshijnë:

Hekuri, i cili është pjesë e molekulës së rëndësishme hemoglobinë, që gjendet në qelizat e kuqe të gjakut, të cilat bartin oksigjenin nëpër trup.

Zinku, i cili nevojitet për prodhimin e proteinave dhe materialit gjenetik.

Seleni, një antioksidant.

Dhe jodi, i cili gjendet në hormonin e tiroides.

Cilat ushqime janë të pasura me minerale?

 

Heeney thotë se ushqimet e pasura me minerale përfshijnë një shumëllojshmëri frutash, drithërash, bishtajash, frutash të thata dhe farash, proteina pa yndyrë dhe produkte qumështi me pak yndyrë. / Yahoo Life