Dita Botërore e Teatrit, është një ditë e veçantë, që festohet çdo vit më 27 mars, për të nderuar artin e teatrit.

Kjo ditë feston rëndësinë e teatrit dhe rolin e tij në botën e artit. Kjo ditë është një kujtesë për të gjithë, që të njohin vlerën e teatrit.

Historia e Ditës Botërore të Teatrit

Instituti Ndërkombëtar i Teatrit (ITI), filloi festimin e Ditës Botërore të Teatrit në vitin 1961. Qëllimi i tyre, ishte të promovonin Ditën Botërore të Teatrit në mbarë botën dhe të tregonin se sa i rëndësishëm dhe me ndikim është teatri.

Çdo vit më 27 mars, ITI i kërkon një artisti të famshëm, të shkruajë një mesazh për teatrin. Ky mesazh, ndan mendimet e artistit për artin e teatrit dhe të ardhmen e tij. Kjo traditë filloi në vitin 1962, me një mesazh të shkruar nga Jean Cocteau.

Tema e këtij viti është “Teatri dhe një kulturë paqeje”.

Autori i mesazhit të këtij viti është Jon Fosse, shkrimtar dhe dramaturg norvegjez.

Mesazhi i tij është “Arti është paqe.”

Mesazhi Ndërkombëtar, përkthehet në mbi 50 gjuhë. Ai u jepet dhjetëra mijëra njerëzve, para shfaqjeve teatrale në të gjithë botën. Gjithashtu botohet në shumë gazeta dhe media.

Rëndësia e teatrit

Teatri ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë njerëzore që nga Greqia e lashtë.. Teatri mund të edukojë, argëtojë dhe frymëzojë njerëzit.

Teatri ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë njerëzore, duke u shtrirë në Greqinë e lashtë, ku shfaqjet teatrale ishin një element kryesor i shoqërisë.

Është një formë arti, që shkon përtej gjuhës dhe kulturës me aftësinë për të edukuar, argëtuar dhe frymëzuar të tjerët. / World Theatre Day, Adda Current Affairs