Nga çmimi i një birre, deri te çmimi i një dhome, ky studim vlerëson të gjitha gjërat thelbësore të studentëve.

Vetëm për shkak se dëshironi të udhëtoni në mënyrë ekonomike, kjo nuk do të thotë, që mundësitë janë të kufizuara – ka shumë destinacione udhëtimi ekonomike për t’u vizituar këtë vit.

Gjithashtu, e njëjta gjë vlen edhe për demografinë e shoqërisë më të varur nga buxheti: studentët.

Ndonëse të studiosh shpesh do të thotë, që mundësitë ekonomike të mos jenë të shumta, ka shumë vende ku mund të shkoni për pushime, jo shumë të kushtueshme. UNiDAYS ka bërë një renditje të këtyre vendeve.

Studimi i indeksit të platformës për vitin 2024, ka vlerësuar gjithçka, nga çmimet e hoteleve, te çmimet e birrës, si dhe vlerësimin e sigurisë, koston mesatare të vakteve, çmimin e një bilete transporti me një drejtim, numrin e aktiviteteve në grup dhe popullsinë e studentëve ndërkombëtarë.

Pra, cili renditet si vendi më i mirë, për të udhëtuar si student për këtë vit?

Tbilisi, kryeqyteti i mrekullueshëm gjeorgjian, renditet i pari. Ai shënoi 7.32 nga 10 pikë. Kostoja mesatare e një gote birrë është vetëm 2.19 €, dhe shumica e vendeve për t’u vizituar në qytet, janë shumë afër njëri-tjetrit, duke e bërë të lehtë eksplorimin e qytetit në këmbë.

Në vendin e dytë, është Lisbona, e cila u rendit mirë për sigurinë, dhe i treta, është Jerevani në Armeni, i njohur si ‘Qyteti Rozë’ – një vakt kushton 8,41 €.

Reykjavik renditet në vendin e pestë, dhe megjithëse është jashtëzakonisht ekonomik, dhe pishinat termale të qytetit, duken si një vend mjaft i mirë për të harruar stresin e provimeve.

Vendet më të mira për të udhëtuar si student në Europë renditen si më poshtë:

1. Tbilisi, Gjeorgji
2. Lisbonë, Portugali
3. Jerevan, Armeni
4. Pragë, Çeki
5. Reykjavik, Islandë
6. Stamboll, Turqi
7. Madrid, Spanjë
8. Beograd, Serbi
9. Vilnius, Lituani
10. Zagreb, Kroaci

/ Time Out