Amsterdami në Holandë, nuk do të lejojë më ndërtimin e godinave të reja të hoteleve, si pjesë e luftës kundër turizmit masiv.

“Ne duam ta bëjmë dhe ta mbajmë qytetin të jetueshëm, për banorët dhe vizitorët. Kjo do të thotë: nuk ka mbiturizëm, nuk ka hotele të reja dhe jo më shumë se 20 milionë netë qendrimi nga turistët në vit”, thuhet në një deklaratë të qeverisë lokale.

Një hotel i ri në Amsterdam, mund të ndërtohet, vetëm nëse mbyllet një hotel tjetër, nëse numri i vendeve të fjetjes nuk rritet, dhe nëse hoteli i ri, do të jetë më i mirë – për shembull, më i qëndrueshëm.

Megjithatë, rregulli nuk zbatohet për hotelet e reja, që kanë siguruar tashmë një leje ndërtimi.

Qyteti është përpjekur në mënyrë aktive, të kufizojë numrin e turistëve, i cili miliona në vit, kryesisht duke dekurajuar turizmin në distriktin me drita të kuqe.

Kjo, është masa e fundit, në një seri masash, që kryeqyteti holandez ka marrë, për të zbutur çështjen e mbiturizmit në qytet.

Vitin e kaluar, Këshilli i Qytetit të Amsterdamit, votoi për ndalimin e anijeve të lundrimit dhe mbylljen e terminalit të tij të lundrimit.

Sipas një urdhërese të vitit 2021, të quajtur “Turizmi i Amsterdamit në ekuilibër”, këshilli i qytetit është “i detyruar të ndërhyjë”, kur numri i turizmit arrin në 18 milionë njerëz. / BBC