Ekziston një aftësi, që të gjithë të rinjtë kanë nevojë, për të lulëzuar në vendin e punës – sot dhe në të ardhmen – dhe ajo ekziston për mijëra vjet.

“Nëse do të mund t’i jepja një aftësi vajzave të mia 13 dhe 16-vjeçare, që mendoj se do t’i rezistonte kohës, do të ishte aftësia për të treguar”, tha sipërmarrësi milioner Scott Galloway.

Mënyra dhe se çfarë të tregoni, mund të mos jetë i rëndësishëm, sepse platformat, që njerëzit përdorin për të komunikuar, mund të ndryshojnë me shpejtësi.

Pjesa e rëndësishme, është zhvillimi i “aftësisë për të shkruar mirë, aftësisë për të artikuluar ide dhe një aftësisë për të paraqitur ide me të dhëna, grafikë, prezantime”, tha Galloway.

Galloway është profesor marketingu në Shkollën e Biznesit Stern, të Universitetit të Nju Jorkut, i cili, në vitin 2005, filloi L2 Inc. — një projekt kërkimor, që u shndërrua në konsulencë për inteligjencën e biznesit dhe i ndihmon markat, të mësojnë se si t’i tregtojnë audiencës në internet.

Firma e konsulencës e biznesit të IT-së Gartner, thuhet se bleu L2 Inc. për më shumë se 130 milionë dollarë në 2017.

Sot, për strategjinë e tij të markës dhe kurset e marketingut dixhital, ai përshkruan se si tregimi dhe histoiria e një marke, mund të kontribuojë drejtpërdrejt ose të dëmtojë suksesin e saj.

Rëndësia e të treguarit, është veçanërisht arsyeja, pse të rinjtë nuk duhet të mbështeten vetëm në mjetet gjeneruese të inteligjencës artificiale, si ChatGPT – as tani, as kurrë, tha Galloway.

“Ne nuk e dimë, nëse pas pesë vitesh, ndonjë rrjet nervor do të zëvendësojë ChatGPT. Ne nuk e dimë nëse kodimi do të jetë i vjetëruar,” tha ai.

Ekspertët e menaxhimit pajtohen – të kuptuarit e inteligjencës artificiale (IA) është e rëndësishme, por nuk është aftësia e vetme e nevojshme, për të pasur sukses në punë.

Punëdhënësit, duan të punësojnë kandidatë me një kombinim të aftësive sociale dhe profesionale, si të menduarit analitik, të menduarit krijues, aftësitë drejtuese dhe kurioziteti, vuri në dukje një raport nga firma konsulente e menaxhimit Oliver Wyman, në fillim të këtij viti.

Një tjetër këshillë, Galloway thotë: Të gjesh një mënyrë, për të qenë ekspert në fushën tënde, është një mënyrë e mirë për t’u bërë i suksesshëm, pavarësisht se çfarë ndodh tjetër rreth jush.

Gjeni një hapsirë, sado e ngushtë të jetë, dhe përpiquni ta zotëroni atë. Përkushtohuni, që të jeni një nga njerëzit më të ditur në botë në një fushë. / CNBC