Termi hotel me 5 yje, sjell në mendje imazhe luksi: një holl të mrekullueshëm, një portier gati për t’ju ndihmuar, shërbim në dhomë dhe spa apo palestër.

Por, çfarë do të thotë në të vërtetë vlerësimi i yjeve të hoteleve?

Ndërsa vlerësimet e yjeve, janë jashtëzakonisht të zakonshme në faqet e internetit të prenotimeve të hoteleve dhe udhëzuesve të udhëtimit, mund të pyesni veten se çfarë kuptimi kanë ato.

Kush i përcakton vlerësimet e yjeve të hoteleve?

Nuk ka asnjë sistem universal për vlerësimin e hoteleve dhe vlerësim me yje, që do të thotë se vlerësimet e yjeve ndryshojnë nga vendi në vend.

Në Shtetet e Bashkuara, Forbes Travel Guide dhe AAA, janë dy organizatat më të njohura për vlerësimet e hoteleve.

Në Francë, për shembull, ekziston një sistem zyrtar vlerësimi i qeverisë dhe hoteleve u kërkohet me ligj, që të shfaqin vlerësimin e tyre me yje, nga një në pesë yje. Shumë vende të tjera, kanë sisteme zyrtare të vlerësimit me yje, që përdoren nga qeveria ose bordi i turizmit, për të klasifikuar hotelet.

Ndërsa shkalla standarde e përdorur në mbarë botën, i rendit hotelet nga një në pesë yje, disa hotele ultra luksoze kanë shkuar aq larg, sa të pretendojnë se janë hotele me gjashtë yje.

Hoteli Burj Al Arab në Dubai madje, pretendon të jetë hoteli i vetëm me shtatë yje në botë, me pajisje luksoze si shërbimi privat i kujdestarisë, shoferi Rolls-Royce dhe suita, që kushtojnë mbi 20,000 dollarë për natë.

 

Ja çfarë të presësh me çdo vlerësim me yll, që ka një hotel:

Një Yll

Akomodim bazë, pa luks. Mos prisni asnjë komoditet si shërbimi në dhomë ose pastrimi i dhomës në një hotel me një yll.

Dy yje

Hotelet me dy yje janë ende mjaft elementare dhe të përballueshme, por mund të kenë disa lehtësira shtesë, veçanërisht nëse janë më të reja.

Tre yje

Në mënyrë tipike, një hotel me tre yje është një hotel standard, i rehatshëm me një gamë të mirë komoditetesh. Pishinat, qendrat e fitnesit dhe restorantet janë të zakonshme.

Katër yje

Hotelet me katër yje janë hotele luksoze, me të gjitha lehtësitë e një hoteli me tre yje, plus shtesa si shërbimi i makinave ose shërbimi i portierit.

Pesë yje

Janë hotelet më luksoze, me pajisje dhe shërbime më të shumta dhe të një niveli më të lartë.

A janë të sakta vlerësimet e yjeve të hoteleve?

Vlerësimet e yjeve të hoteleve, mund të jenë një bazë e mirë për të gjykuar cilësinë e një hoteli, por nuk është masa e vetme që duhet të përdorni.

Ju mund të lexoni gjithmonë komentet e personave, që kanë qëndruar në hotel, në një platformë si Tripadvisor ose Booking.com.

Një apartament modern, i sapondërtuar, i cili është vetëm një hotel me dy yje, mund të jetë një qëndrim më i këndshëm se një hotel më i vjetër, me një vlerësim me katër yje.

Ndërsa vlerësimet e yjeve të hoteleve, mund të jenë të dobishme kur planifikoni udhëtime, nuk janë faktori i vetëm, që duhet të keni parasysh.

 

/ Travel Off Path