Një sondazh i ri, tregon se shumica e menaxherëve, u besojnë punonjësve të tyre në distancë — por ata duhet të bëjnë një punë më të mirë për ta shfaqur.

Ju mund të thoni se i besoni punonjësve tuaj në distancë, por a ju besojnë ata?

Në kompanitë hibride, 68 % e drejtuesve, thonë se u besojnë punonjësve në mënyrë të barabartë, pavarësisht nëse ata punojnë personalisht ose nga distanca, sipas një sondazhi të ri nga PwC të kryer në janar. Vetëm 20 % e drejtuesve, thonë se u besojnë më shumë punonjësve në zyrë – por, 31 % e punonjësve mendojnë se në fakt, kanë më shumë besim për ta.

Punonjësit mund të kenë arsye të forta për të besuar se drejtuesitvfavorizojnë punëtorët në zyrë: Të dhënat e fundit tregojnë se punonjësit plotësisht në distancë, kanë më shumë gjasa të pushohen nga puna, sesa punonjësit hibridë ose plotësisht në zyrë. Ata gjithashtu kanë 31 % gjasa më pak të ngrihen në detyrë.

Dhe, nëse këta punonjës në distancë ndiejnë se menaxherët e tyre nuk u besojnë, kjo mund të shkaktojë edhe më shumë probleme: 61 % e punonjësve në anketë, thonë se një mungesë besimi e perceptuar nga drejtuesit e kompanive, ndikon në performancën e tyre.

“Për drejtuesit në kompanitë hibride, ekipet e drejtimit duhet të komunikojnë — në mënyrë të prerë dhe të përsëritur — se ata u besojnë ekipeve të tyre, pavarësisht se ku bëhet puna,” rekomandon raporti.

Kompanitë mund ofrojnë më shumë fleksibilitet: 72 % e punonjësve në kompanitë në distancë dhe hibride, thonë se fleksibiliteti kur të kryhet puna, do të ndërtonte besim, por vetëm 45 % e drejtuesve thonë se e ofrojnë këtë. E njëjta %je, thotë se fleksibiliteti rreth vendit ku kryhet puna, do të ndihmonte. Vetëm 42 % e drejtuesve e ofrojnë këtë.

Por, është gjithashtu e rëndësishme, që drejtuesit e kompanive, të vënë në dukje se çfarë nuk duhet të bëjnë — dhe ky është monitorimi dhe gjurmimi i tepërt i punonësve në distancë. 35 % e punonjësve në kompanitë me politika të punës në distancë, thonë se punëdhënësit do të humbnin një pjesë të besimit të tyre, nëse do të fillonin të gjurmonin aktivitetin e tyre në internet.

Kjo do të thotë, që punëdhënësit duhet të gjejnë metodën e duhur, për të matur produktivitetin në distancë, pa dëmtuar besimin, rekomandon raporti, pasi kjo do t’i bënte punonjësit “më pak produktivë – sjelljen, që synohet të parandalohet”. / Inc