Edhe pse të gjithëve i pëlqen të shprehin lirshëm një opinion të lirë, në të vërtetë, presioni social influencon në masë të madhe mënyrën se si ne mendojmë.

Një studim nga Normal University në Azi, botuar në revistën Shkenca Psikologjike, sugjeroi se njerëzit ndryshojnë mendimet e tyre për t’i harmonizuar me ato të grupit.

Por ky efekt, sipas studiuesve, do të zgjaste vetëm 3 ditë.

”Rezultatet tona sugjerojnë se ekspozimi ndaj mendimeve të njerëzve të tjerë në fakt mund të ndryshojë ato tonat private, por jo përgjithmonë,” tha Rongjun Yu, një nga autorët e studimit.

” Ashtu sikundër një ilaç, mund të ketë efekt për një periudhë të caktuar kohore, ndikimi social duket se ka një dritare të kufizuar kohore për efektivitetin e saj.”

Për të arritur në këto përfundime, studiuesit kanë pyetur një grup të subjekteve të shprehim një opinion mbi atraktivitetin e fotografive që përshkruanin disa nga fytyrat.

Mendimet rreth 280 fotografive dixhitale të observuara ishin mjaft uniforme, por pas 3 ditë ose më shumë, kur eksperimenti u përsërit pikëpamjet filluan të ndryshojnë. Tanimë shkencëtarët kanë ndërmend t’i thellojnë studimet e tyre për të parë nëse mund të ketë një arsye neurologjike për kohëzgjatjen e efektit të manipulimit të opinioneve.