Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën, e njohur si UNESCO, punon për të mbrojtur dhe promovuar vendet në të gjithë globin, që shfaqin vlera të jashtëzakonshme për njerëzimin.

Nga 1,199 vendet në Listën e Trashëgimisë Botërore, 993 janë vende kulturore (të tilla si Piramidat e Gizës), 227 janë fenomene natyrore (si Kanioni i Madh) dhe 39 kanë një përzierje të të dyjave (për shembull, Machu Picchu).

UNESCO i ndan gjithashtu përzgjedhjet në pesë rajone kritike gjeografike/kulturore: Europë dhe Amerikën e Veriut (565 vende), Amerikën Latine dhe Karaibe (149), Azi dhe Paqësor (289), Afrikë (103) dhe Shtetet Arabe (93). Sa i përket shteteve, 168 kanë të paktën një vend të caktuar, me më shumë që shtohen çdo vit.

Më poshtë është një listë e pesë vendeve me më shumë vende të trashëgimisë botërore të mbrojtura nga UNESCO.

Italia: 59 vende

Nga 59 vendet e regjistruara në Listën e Trashëgimisë Botërore, 53 janë kulturore dhe gjashtë janë natyrore. Vlejnë për t’u përmendur Zonat Arkeologjike të Pompeit, Herculaneum dhe Torre Annuziata, Qendra Historike e Romës, Costiera Amalfitana, e njohur ndryshe si Bregu i Amalfit (në kategorinë kulturore), si dhe Dolomitet (kategoria natyrore).

Kina: 57 vende

Kina ka 39 vende kulturore, 14 natyrore dhe katër të përziera. Disa nga pikat kryesore kulturore përfshijnë Murin e Madh, Mauzoleun e Perandorit të Parë Qin (ku u zbuluan mijëra luftëtarë terrakote) dhe Pallatet Perandorake të Dinastive Ming dhe Qing në Pekin dhe Shenyang (“Qyteti i Ndaluar).

Kina është e njohur për zonën piktoreske dhe historike Huanglong (shtëpia e pandas gjigante) dhe shkëmbinjtë e kuq të Danxia të Kinës, si dhe zona ku ndodhet Buda gjigande Leshan (shtëpia e tempullit të parë budist në Kinë dhe faltorja më e madhe e Budës në planet).

Franca: 52 vende

Medalja e bronztë ndahet mes Francës dhe Gjermanisë – dy kombeve europiane me peizazhe të bukura dhe histori të gjatë. Franca ka 44 vende kulturore në Listën e Trashëgimisë Botërore, shtatë natyrore dhe një të përzier. Pavarësisht zjarreve shkatërruese në vitin 2019 (një projekt restaurimi gati i mrekullueshëm, synon ta rihapë atë këtë vit), Katedralja e Notre-Dame, Ish Abbey e Saint-Rémi dhe Pallati i Tau, Reims, janë vende me interes të madh kulturor.

Pyjet e lashta të ahut të Karpateve dhe rajoneve të tjera të Europës, ndahen midis Francës, Gjermanisë, Italisë dhe 15 vendeve të tjera. Vendi i vetëm i trashëgimisë së përzier të Francës, ndahet me Spanjën, Pyrenees-Mont Perdu.

Gjermania: 52 vende

Gjermania gjithashtu krenohet me 52 vende të Trashëgimisë Botërore – 49 kulturore dhe tre natyrore. Nëse keni fatin të udhëtoni atje, vizitoni Shtëpinë e Operës Margraviale të stilit barok në Bayreuth, Shpellat dhe Artin e Epokës së Akullit në Jura Swabian (disa nga më të hershmet europiane rezidenca, 33,000–43,000 vjet më parë). Për sa i përket vendeve natyrore, së bashku me Pyjet e Ahut të lartpërmendur, ekziston Zona Fosile e Gropës Messel (një pasuri e dëshmive të Eocenit) dhe Deti Wadden.

Spanja: 50 vende

Në Gadishullin Iberik të Europës Perëndimore, Spanja ka grumbulluar gjithsej 50 Vende të Trashëgimisë Botërore (44 kulturore, katër natyrore dhe dy të përziera). Vlejnë për t’u vizituar Rrugët e Santiago de Compostela: Camino Francés dhe Rrugët e Spanjës Veriore, Qytetin e Vjetër të Santiago de Compostela dhe Katedralen Burgos – të gjitha këto janë përzgjedhje kulturore.

Vendet natyrore të Spanjës, janë tre parqet kombëtare: Doñana, Garajonay dhe Teide, së bashku me (përsëri) Pyjet e Lashtë të Ahut. Vendet e tjera janë ishujt Ibiza (Biodiversiteti dhe Kultura). / World Atlas