Tashmë, ka shumë muze të mirë në të gjithë botën, por nuk bën dëm të kemi edhe më shumë, apo jo? Dhe viti 2024, po rezulton të jetë vit mjaft i suksesshëm për artin dhe kulturën.

Këtë vit, do të ketë hapin dyert shumë muze të rinj, si dhe do të ketë hapje të sipërfaqeve të reja në muzetë ekzistues. Më poshtë do të lexoni për disa nga muzetë më të shumëpritur, si dhe kur t’i vizitoni ata.

Muzeu i Madh Egjiptian, Kajro

Muzeu i Madh Egjiptian (Grand Egyptian Museum), i cili ishte planifikuar të hapej në fund të vitit të kaluar, më në fund do të mirëpresë vizitorët në 2024.

Për ndërtimin e tij është punuar për më shumë se një dekadë, dhe do të jetë muzeu më i madh arkeologjik në botë, me një koleksion kolosal prej mbi 100,000 artefakte. Jo vetëm, që muzeu ofron pamje nga Piramidat, por edhe objekte nga varri i Tutankhamun, të cilat nuk janë ekspozuar më parë për publikun.

Muzeu hapet në fund të pranverës 2024.

Muzeu Nintendo, Kioto

Që nga shpallja e hapjes në qershor 2021, nuk është ndarë shumë për Muzeun e ri Nintendo të Japonisë – por, tani që data e hapjes po afron (mendohet të jetë rreth fundit të marsit), ne dimë pak më shumë.

Ai do të ndodhet në vendin e një fabrike të mëparshme të Nintendo-s në Kioto, e cila dikur ishte vendi ku riparoheshin lodrat dhe produktet, dhe do të shfaqë lojëra të vjetra dhe shumë sende të tjera të vogla nga historia e markës.

Muzeu hapet mars/prill 2024.

Muzeu i Artit Nordik Kunstsilo, Norvegji

Shumë galeri kanë gjetur më pare strehë në ndërtesa të vjetra – Musée d’Orsay, dikur ishte një stacion treni dhe Tate Modern, një stacion elektrik. Tani – dhe jo për herë të parë – është radha e një mulliri mielli.

Kunstsilo, një muze i ri arti, i vendosur në buzë të kalasë, në qytetin norvegjez Kristiansand, do të mirëpresë vizitorët në një botë të artit nordik nga maji – i vendosur brenda një mulliri, që daton që nga viti 1934. Mulliri fitoi një çmim kombëtar për arkitekturën e tij moderne funksionaliste, dhe muzeu tani do të ketë tre kate hapësirë ekspozite.

Muzeu hapet më 11 maj 2024.

Muzeu i të pastrehëve, Londër

Muzeu i të pastrehëve është një organizatë, që punon prej një dekade, por këtë vit, më në fund do të zhvendoset në shtëpinë e tij të parë të përhershme, në Londër. Muzeu do të ndodhet në një vilë të vjetër të portierëve në Finsbury Park dhe do të ketë vend vetëm për rreth 25 vizitorë në të njëjtën kohë.

Vendi do të jetë një qendër krijuese për shfaqje, biseda dhe seminare, të zhvilluara nga njerëz që kanë përjetuar mungesën e strehimit, dhe që përpiqen të ndryshojnë perceptimin e saj.

Muzeu hapet më 24 maj 2024.

Qendra e Vizitorëve të Monumentit Kombëtar Stonewall, Nju Jork

2024 shënon 55 vjet, që nga fillimi i trazirave të Stonewall në Nju Jork, dhe tetë vjet, që kur ish-presidenti amerikan Barack Obama, e caktoi zyrtarisht Stonewall Inn-in e Manhattan-it, si monument kombëtar.

Më 28 qershor, pikërisht në përvjetorin e bastisjes së Inn në vitet ’60, një qendër vizitorësh, që dokumenton lëvizjen për të drejtat e LGBTQ+, do të hapet për publikun atje. Bisedimet, shfaqjet muzikore, dhe një koleksion frymëzues veprash, do të mbushin këtë hapësirë gjithëpërfshirëse krejt të re.

Muzeu hapet më 28 qershor 2024 / TimeOut