Caitlin Clark, basketbolliste e njohur në SHBA, ndau një frazë të thjeshtë, që mund t’ju ndihmojë të jeni të pranishëm dhe të përqendroheni, në atë që mund të kontrolloni.

Një gazetare, e pyeti nëse mendonte për hakmarrjen, pasi ekipi i saj u përball me LSU për të dytin vit radhazi.

“Për të qenë e sinqertë, jo,” u përgjigj Clark. “Nuk ka të bëjë me vitin e kaluar. Ju shqetësoheni shumë për të kaluarën. Ka të bëjë me të qenit i pranishëm në të tashmen.”

Ky është një mësim i madh për këdo, që është i interesuar në inteligjencën emocionale, aftësinë për të kuptuar dhe menaxhuar emocionet, për të arritur një qëllim. Dhe Clark e përmblodhi atë në vetëm katër fjalë:

Jini të pranishëm në të tashmen.

Pse është kaq domethënëse kjo frazë e thjeshtë? Dhe si mund t’ju ndihmojë të ndërtoni dhe përdorni inteligjencën emocionale në punë?

Të qenit i pranishëm ju pengon të qëndroni në të kaluarën

Kur pëson një humbje të madhe, qoftë një lojë e madhe si Clark vitin e kaluar, prezantim i dështuar, apo ndonjë ngjarje tjetër madhore, ka shumë për të përfituar nga analizimi i asaj, që shkoi keq dhe se si mund të përmirësoheni herën tjetër, që do të përballeni me rrethana të ngjashme.

Por, pasi ta keni bërë këtë, është koha për të vazhduar përpara. Shpenzimi i tepërt i kohës, duke u kapurte ndjenjat, nuk do t’ju bëjë mirë. Dhe ta lejoni veten të konsumoheni nga hakmarrja, ose pakënaqësia, do t’ju largojë nga ajo, që ju nevojitet për të përparuar.

Parimi i të qenit i pranishëm, mund t’ju ndihmojë të menaxhoni emocionet, kur njerëzit ju trajtojnë padrejtësisht, në biznes dhe në jetë. Ju, mund të mësoni nga përvoja, të rivendosni qëllimet tuaja dhe të përqendroni përpjekjet në arritjen e atyre qëllimeve.

Mendoni se çfatë do t’ju sjellë dobi në planin afatgjatë.

Të qenit i pranishëm ju lejon të përqendroheni në atë, që mund të kontrolloni

Në intervistën e saj, Clark tha se, mënyra më e mirë se si ajo është rritur, është aftësia e saj për të ecur përpara kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshiron.

“Nuk jam e shqetësuar, për atë që po bën skuadra tjetër”, tha Clark. “Unë nuk jam e shqetësuar për arbitrin. Jam e shqetësuar, për atë që skuadra ka nevojë. Dhe kur jam në gjendje ta bëj këtë, ndjej se i ndihmon shumë shoqet e skuadrës.”

Clark thekson një mësim kyç, që njerëzit me arritje të larta, shpesh e citojnë si çelës për qëndrueshmërinë dhe suksesin e tyre: aftësinë për të kapërcyer ndjenjat negative, për t’u përqëndruar në atë, që mund të kontrollojnë.

Sigurisht, kur diçka shkon keq, nuk mund ta pengoni veten, të ndjeni një emocion negativ. Por, ju keni kontroll, për sa kohë qëndron me ju ai emocion negativ – duke kontrolluar mendimet tuaja.

Kur përqendroheni në atë, që mund të bëni për të përmirësuar një situatë, ose thjesht për ta kaluar atë, do të ndryshoni këndvështrimin dhe gjendjen emocionale.

Ky këndvështrim do t’ju ndihmojë të shmangni ndjenjat negative, të përqendroheni në atë, që mund të kontrolloni dhe të ecni përpara, drejt arritjes së qëllimeve tuaja. / Inc