Oktoberfest i famshëm në Mynih, në Gjermani, nisi në vitin 1810, për të festuar martesën e princit të kurorës të Bavarisë me princeshën Therese von Sachsen-Hildburghausen.

Që prej atëherë, është rritur duke u bërë festa e birrës më e famshme në botë.

Këtë vit, Oktoberfest do të zhvillohet nga data 16 shtator deri më 3 tetor 2023.

Më poshtë janë 5 fakte interesante për këtë festë.

 

Festa e këtij viti është më e gjata

Oktoberfest nis gjithnjë një të shtunë në mes shtatori dhe zgjat deri të dielën e parë të tetorit, për një periudhë 16-ditore.

Por nëse e diela e parë bie më 1 ose 2 tetor, festa zgjat deri më 3 tetor, Dita e Bashkimit të Gjermanisë. Duke qenë se e diela e parë është 1 tetor, Oktoberfest këtë vit do të zgjasë 18 ditë, më e gjata që mund të zgjasë.

 

Oktoberfest nis kur kryetari i bashkisë shpon fuçinë e parë

Që nga viti 1950, fillimi zyrtar i Oktoberfest shënohet nga shpimi i fuçisë së parë nga kryebashkiaku i Mynihut në Schottenhamel Festhalle.

Kryebashkiaku shpon fuçinë (vë aty një rubinet çezme me një çekiç të posaçëm prej druri) dhe mbush gotën e parë (gota e famshme prej 1 litër me birrë gjermane quhet stein) dhe ia jep kryeministrit të Bavarisë mes brohoritjeve “O’zapft is!” (“u lidh” – bëhet fjalë për rubinetin që vihet te fuçia birrës).

Më pas dëgjohen të shtëna me armë për t’u sinjalizuar tendave të tjera se mund të fillojnë të shërbejnë birrë. Edhe pse kapanonet janë hapur disa orë më parë, nuk mund të shërbehet birrë deri në këtë moment zyrtar të ceremonisë.

 

Ka vetëm gjashtë birra zyrtare

Oktoberfest zhvillohet në zonën e panairit Theresienwiese. Edhe pse ka shumë birra të mira Oktoberfest të prodhuara në gjithë botën, vetëm gjashtë birrari të Mynihut lejohen të shërbejnë birrën e tyre në Theresienwiese, secila në tendat e tyre gjigante të birrës.

Hofbräu, Augustiner, Hacker-Pschorr, Löwenbräu, Paulaner dhe Spaten janë të vetmet fabrika zyrtare të birrës në Oktoberfest.

 

Miliona njerëz do t’i pinë ato birra

Çdo vit, në Oktoberfest marrin pjesë mes 5 – 7 milionë persona (rekordi është 7.1 milionë persona, në vitin 1987).

Sasia e birrës që do të pinë këta miliona njerëz varion, natyrisht, por në 20 vitet e fundit, sasia minimale e birrës e shërbyer gjatë Oktoberfest ka qenë 5.6 milionë litra. Rekordin e mban viti 2014 me 7.7 milionë birra.

 

Ka gjithashtu shumë ushqim

Sasia aktuale e ushqimit ndryshon në bazë të frekuentimit çdo vit, natyrisht, por në vitin 2016 (kur morën pjesë 5.6 milionë njerëz), pjesëmarrësit në Oktoberfest hëngrën:
• 109 dema
• 58 viça
• 550.000 pula
• 140,000 pako salsiçe derri
• 44,000 peshq

/ Forbes