Përkon me Javën e Dizajnit të Milanos 2024, La Nascita nga JR, shton formacione të larta shkëmbore në Stacionin Qendror të qytetit.

Artisti i njohur francez JR, prezanton një instalacion të ri në Milano, Itali. La Nascita mund të shihet nga data 10 prill deri më 1 maj, dhe i fton vizitorët të eksplorojnë lidhjen midis të kaluarës dhe të tashmes plot gjallëri të Stacionit Qendror të Milanos, në Piazza Duca d’Aosta.

Instalimi i parë skulpturor i JR

Kolazhet kolosale fotografike të artistit JR, janë shfaqur në të gjithë globin, nga Muzeu i Luvrit deri në kufirin SHBA-Meksikë.

Sot, muralet dhe instalacionet dalluese bardh e zi të JR, njihen në mbarë botën për kombinimin efektiv të artit publik dhe aktivizmit.
Instalimi i fundit i JR është La Nascita, në gjuhën italiane do të thotë “lindja”.

Instalacioni i çon shikuesit në ekspozitën e shtëpisë luksoze të modës Moncler, “An Invitation to Dream”, e cila shfaqet brenda stacionit hekurudhor për Javën e Dizajnit në Milano.

Panelet e aluminit, që përfshinin La Nascita të JR, u lyen me ngjyrë të bardhë dhe imazhet fotografike të formacioneve shkëmbore, u printuan mbi to me të zezë.

Një hapje në qendër të La Nascita, krijon iluzionin optik të një shpelle të thellë, duke i ftuar shikuesit të hyjnë dhe të përjetojnë instalimin – dhe rrethinat e tij historike – nga këndvështrime të shumta.

Tematikisht, kalimi nëpër një hapje si shpellë, i bën jehonë përvojës së kalimit nëpër një stacion treni gjatë udhëtimit. Është një proces i njohur, që simbolizon horizonte të reja dhe shndërrime.

Si La Nascita lidh të kaluarën dhe të tashmen

JR projektoi La Nascita, për të kujtuar historinë dhe arkitekturën e Stacionit Qendror të Milanos, një ndërtesë monumentale, që e ktheu
qytetin në një qendër të rëndësishme transporti në Itali.

Pamjet fotografike të shkëmbinjve të lartë alpinë, përfaqësojnë mbi një shekull shndërrim fizik dhe kulturor.

Stacioni i parë qendror i Milanos, u ndërtua në vitin 1864. Megjithatë, nga fillimi i shekullit të 20-të, qyteti ishte rritur së tepërmi.

Në vitin 1906, tuneli Simplon u hap pas një gërmimi malor të mundimshëm, duke lidhur Zvicrën dhe Italinë me hekurudhë, përmes Alpeve dhe duke rritur në mënyrë dramatike trafikun në rajon.

Stacioni i ri qendror i Milanos, përfundoi në vitin 1931, duke shfaqur një kombinim të pazakontë të stileve arkitekturore dhe elementeve skulpturore.

Stacioni Qendror i Milanos, është stacioni më i madh hekurudhor në Europë për nga vëllimi. / The Collector