Për adhuruesit e motit të ngrohtë dhe deteve me ujëra të kristalta, ishujt e Greqisë janë shpesh destinacion i preferuar.

Nuk është çudi që Greqia, destinacionet kulturore, rrënojat antike, gastronominë e shijshme dhe peizazhet e mrekullueshme natyrore, qëndron në krye të listave të shumë turistëve.

Greqia ka më shumë se 6000 ishuj. Prej tyre, 227 janë të banuara, dhe zgjedhja e një ishulli grek për të vizituar, është shumë e rëndësishme.

Ishulli i Santorinit, është pa diskutim i bukur, por gjatë dekadave të fundit, popullariteti i tij është rritur në qiell. Për shkak të fluksit të turizmit, Santorini është bërë i mbipopulluar.

Ndërsa Greqia zakonisht konsiderohet destinacion i përballueshëm, çmimet në Santorini mund të jenë të larta për shumë vizitorë.

Për fat të mirë, mund të shijoni të njëjtën bukuri për më pak para, me një udhëtim në Folegandros, një ishull i bukur shkëmbor në Cyclades.

Folegandros, një parajsë ishullore e nënvlerësuar

Folegandros ndodhet në Cyclades, i njëjti grup ishujsh si Santorini. Është më pak se 60 km nga Santorini, në Detin Egje. Është më i vogël dhe më pak i njohur se fqinji i tij, apor jo më pak i bukur.

Ndoshta Folegandros ka mbetur i panjohur, për shkak të mungesës së iniciativave të marketingut turistik, ose ndoshta vendasit thjesht po e mbajnë këtë perlë të fshehur, vetëm për vete.

Folegandros ka mbetur kryesisht i pandryshuar nga turizmi, duke e bërë atë zgjedhjen perfekte në Cyclades, për turistët, që duan të shijojnë Greqinë e vërtetë dhe hijeshinë e botës së vjetër. Sidomos nëse dëshironi të shmangni turmat gjatë udhëtimit tuaj në Greqi.

Në ishullin e Folegandros, do të shijoni një atmosferë paqësore dhe peizazhe të mrekullueshme. Mund të mos ketë aq shumë larmi për jetën e natës dhe blerje, por do të ketë shumë mundësi për të shijuar rrezet e diellit mesdhetare në plazhet e pacenuara.

Qyteti kryesor i ishullit. Chora, daton në mesjetë dhe përmban arkitekturë cikladiane – që do të thotë se, do të mund të bëni foto mes ndërtesave klasike të bardha me grila blu.

Mos humbisni lagjen historike veneciane, Kastro, ose kishën e bukur Panagia. Prisni një atmosferë të përsosur, të qetë dhe planifikoni aktivitete si ecja, noti dhe pirja e verës, ndërsa shikoni perëndimin e diellit mbi det.

Mënyra më e lehtë për të arritur në Folegandros, është të fluturoni në Athinë. Aeroporti i kryeqytetit mirëpret qindra fluturime në ditë. Në varësi të kohës së mbërritjes, mund të jeni në gjendje të merrni tragetin në të njëjtën ditë.

Trageti me shpejtësi të lartë niset çdo ditë, dhe udhëtimi zgjat pak më pak se pesë orë. Biletat e trageteve ekonomike, kushtojnë rreth 125 dollarë.

Folegandros gjithashtu, mund të jetë baza, nga e cila mund të eksploroni pjesën tjetër të ishujve të Cyclades, pa paguar çmime të larta akomodimi. Tragetet nisen çdo ditë për në Mykonos, Santorini dhe Naxos, dhe udhëtimet nuk janë të gjata. / Explore