Përzierja e optimizmit të adoleshentëve dhe individualizmit agresiv të brezit, mund të shkaktojë vështirësi për ta ndërsa i afrohen moshës së mesme…

Disa vite më parë, New York Times botoi një artikull për “Xennials”, të përcaktuar si njerëz të lindur gjatë fundit të viteve 1970 ose fillimit të viteve 1980 – një zonë gri brezash kur njerëzit e Gen X (Brezi X, i lindur midis 1965 dhe 1980, përafërsisht) u lanë rrugën Millenians (Mijëvjeçarët, 1981-1996).

“Brezi Xennial është kalimtar, as këtej as andej”, shkruan dy autorët e artikullit.

Ata theksuan se Mijëvjeçarët më të vjetër, shkuan në universitet përpara përdorimit të gjerë të telefonave celularë dhe mediave sociale. Si rezultat, ky grup mund të identifikohet më shumë me gjeneratën e mëparshme, sesa me të lindurit më vonë, të cilët nuk kishin jetuar kurrë në një botë pa mesazhe dhe “likes”.

Jean Twenge, PhD, profesore në Universitetin Shtetëror të San Diegos dhe autore e librit të ri “Generations”, përshkruan tiparet dhe përvojat përcaktuese të gjashtë brezave të njerëzve, që tani bashkëjetojnë në Shtetet e Bashkuara.

Twenge thotë “Në gjithë shoqërinë amerikane në 5-10 vitet e fundit, sigurisht që ka pasur një rritje të mosbesimit dhe cinizmit, polarizimit dhe konfliktit politik, dhe kjo ka të ngjarë të ndikojë më negativisht te mosha e mesme, që po ndërtojnë karrierën dhe familjen.

“Të luftosh me të kuptuarit, se jeta mund të mos i plotësojë pritshmëritë e tua, është disi në thelb të krizave të moshës së mesme”, thotë ajo. “Dhe kur krahasojmë brezat e ndryshme, Mijëvjeçarët kishin pritshmëri vërtet të larta, që ju nuk shihen aq shumë midis gjeneratave të mëparshme apo Brezit Z.”

Mijëvjeçarët u rritën duke menduar se do të ishin më të arsimuar, më të arrirë profesionalisht dhe më të suksesshëm financiarisht se prindërit e tyre.

“Pritshmëritë mund të jenë frymëzuese, por ato gjithashtu mund të çojnë në zhgënjim”, thotë Twenge.

Siç është dokumentuar gjerësisht, Mijëvjeçarët mund të jenë brezi i parë në historinë e SHBA, që nuk do të jenë më mirë nga ana financiare ose profesionale, se prindërit e tyre. Ka ende një shans, që mund të mos ndodhë. Por në shumë mënyra të tjera, diferenca midis botës, që pritet të trashëgojnë Mijëvjeçarët dhe asaj që ata morën, është padyshim më e madhja në mesin e brezave të tanishëm, dhe kjo mund të nxisë një periudhë veçanërisht të ashpër të shqetësimit e moshës së mesme.

Për sa i përket pikëpamjeve politiko-shoqërore, Boomers dhe Brezi X priren të jenë më konservatorë, ndërsa Mijëvjeçarët dhe Brezi Z priren të jenë më liberalë. Ndonëse këto ndryshime janë të vështira për të gjithë, ata mund të jenë veçanërisht të vështira për Mijëvjeçarët e moshës së mesme, të cilët tani ndihen në kundërshtim nga ana ideologjike me prindërit e tyre, ndërsa përpiqen të rrisin fëmijët e tyre.

Nga ana tjetër, ritmi i përshpejtuar i përparimit teknologjik (inteligjenca artificiale, telefonat celularë, etj.) është një tjetër problem i mundshëm.

Tranzicioni i ndryshimeve klimatike është një tjetër peshë masive e grumbulluar mbi supet e Mijëvjeçarëve të moshës së mesme.

Së fundi, Twenge thekson se Mijëvjeçarët janë më individualistë se brezat që i paraprinë ose që i pasuan.

“Të jesh më i përqendruar te vetja dhe më pak te të tjerët – ai individualizëm është në shumë mënyra tipari kryesor i mijëvjeçarëve. Kjo nuk është kritikë. Ky tipar ka avantazhe të mëdha, si prioriteti i barazisë, por ka edhe anë negative, si shkëputja nga të tjerët.”

Të gjithë këta faktorë mund të ndikojnë negativisht te Mijëvjeçarët. Por, ka edhe anë pozitive.

Twenge thotë se Mijëvjeçarët pritën më shumë se brezat e mëparshëm për t’u martuar dhe për të krijuar familje. Si rezultat, ata ka të ngjarë të jenë pak më të pjekur dhe më të vendosur financiarisht,  sesa prindërit.

Ata gjithashtu kanë më shumë gjasa të mos divorcohen. “Martesa e mëvonshme në përgjithësi lidhet me shkallë më të ulët të divorcit,” thotë ajo.

Përfitimi më i madh për Mijëvjeçarët: Fillimi dhe mesi i viteve 2010 duket se kanë qenë historikisht një kohë e shkëlqyer për të blerë një shtëpi, dhe kjo është pikërisht kur shumë prej nesh po kalonin në fazën e jetës së blerësit për herë të parë. Twenge thotë se kjo kohë me fat i ndihmoi disa mijëvjeçarë të grumbullonin pasuri herët në jetë, në një mënyrë që nuk ishte e disponueshme për brezat e mëparshëm.

Në përgjithësi, megjithatë, perspektiva e moshës së mesme duket pak e zymtë për Mijëvjeçarët – veçanërisht grupet e reja, që zotërojnë optimizmin dhe individualizmin karakteristik të brezit të tyre, por që humbën bumin e banesave dhe i kaluan vitet e tyre të adoleshencës të zhytur në mediat sociale.

Vetëm më të moshuarit e Mijëvjeçarëve – foshnjat e fillimit të viteve ’80 kanë mbushur të dyzetat. Është shumë herët për të thënë se si do të ecin gjërat për këtë grupmoshë. Edhe nëse parashikimet e tmerrshme realizohen, ka shumë kërkime mbi krizat e moshës së mesme dhe të dhënat tregojnë se kjo nuk zgjat.

Me fjalë të tjera, ka dritë në fund të tunelit. / Medium

[/fusion_text][/fusion_builder_column][/fusion_builder_row][/fusion_builder_container]