Shumë njerëz flasin me mirënjohje se si pandemia ka forcuar lidhjet brenda familjes së tyre. Disa thonë se kjo i ka ndihmuar ata të vënë në perspektivë ‘problemet e vogla’.

Gjetja e një qëllimi ka një fuqi shumë të madhe te gjithsecili.

Studimet tregojnë se njerëzit të cilët drejtohen nga një qëllim i caktuar:

  • kanë 4 herë më shumë gjasa të kënaqen me punën e tyre
  • kanë 50% më shumë gjasa për të qenë lider
  • kanë të ardhura më të larta
  • kanë mirëqenie 42% më të lartë
  • jetojnë deri në 7 vjet më gjatë

Nuk ka një rrugë të vetme për të zbuluar qëllimin tuaj, por duke ‘shikuar brenda’, do të gjeni përgjigje që ju drejtojnë. Katër pyetjet e mëposhtme do t’ju ndihmojnë ta bëni këtë.

 

  1. Energjia: çfarë ju bën të ndiheni të gjallë?

Fjala “frymëzoj” vjen nga latinishtja, që do të thotë “të marrësh frymë”. Prandaj, kur punoni drejt gjërave që ju frymëzojnë, ndiheni më të gjallë. Ajo që ju bën të gjallë, nuk janë pushimet tuaja të ëndrrave ose të shikoni ekipin tuaj të preferuar duke luajtur futboll. Është më shumë se kaq.

Bëhet fjalë për lidhjen me diçka, që ndez një zjarr brenda jush (ose të paktën një shkëndijë të vogël); që të jep energji, dhe nuk ta kursen atë.

 

  1. Talenti: cilat janë dhuntitë dhe pikat tuaja të forta të lindura?

Në “The Element”, sir Ken Robinson thotë se elementi ynë është pika në të cilën talenti dhe aftësia natyrore takohen me pasionin personal. Kur njerëzit janë në elementin e tyre, ata jo vetëm që janë më produktivë, por shtojnë më shumë vlerë dhe gëzojnë më shumë arritje personale dhe profesionale.

Detyra juaj këtu është të identifikoni ato gjëra, në të cilat keni qenë gjithmonë të mirë (ndoshta të njëjtat gjëra, që shpesh keni pyetur veten pse dikush tjetër e ka pasur të vështirë!)

  • cilat pika të forta dalluat më shumë gjatë këtij viti të kaluar?
  • a jeni në gjendje të shihni modelet dhe mundësitë mes kompleksitetit?
  • a jeni krijues, i aftë për të gjetur zgjidhje të reja?
  • a jeni brilant në detaje, jeni në gjendje të ekzekutoni projekte me një saktësi, që disave u duken të lodhshme?
  • a jeni një komunikues i mirë, diplomat, apo agjent ndryshimi?
  1. Ndikimi: ku mund të bëni ndryshimin më të madh?

Albert Ajnshtajn dikur këshilloi, që ne nuk duhet të synojmë të jemi një person i suksesshëm, por “një person me vlerë”. Shumë shpesh, nënvlerësojmë aftësitë dhe ekspertizën, që fitojmë natyrshëm me kalimin e kohës. Pyesni veten se cilat probleme ose nevoja, jeni të pozicionuar mirë për të adresuar.

  • çfarë lloj njerëzish mund të ndihmoni më shumë?
  • çfarë lloj problemesh jeni të vendosur për të zgjidhur?
  • çfarë dijesh të fituara me vështirësi keni fituar nga betejat tuaja më të mëdha, që mund t’i përdorni për të ndihmuar të tjerët?

 

  1. Vlerat: si dëshironi ta matni jetën tuaj?

Të jetosh me qëllim, kërkon të drejtosh vëmendjen dhe energjinë tënde drejt gjërave, që kanë më shumë rëndësi. Ironikisht, gjërat që kanë më shumë rëndësi nuk janë “gjëra”.

Duke qenë se shumica prej nesh gëzojnë komoditete, që gjyshërit tanë nuk mund t’i imagjinonin, ka qartësisht një ndryshim të madh midis të qenit ‘mirë’ dhe ‘mirëqenies’.

Nëse njerëzit do të thoshin se jeta juaj pasqyronte vlerat tuaja më të thella, cilat vlera do të dëshironit të rendisnin?

Familja? Integriteti? Komuniteti? Besimi? Besnikëria? Mirësia? Puna e vështire? Kreativiteti? Guximi? Falja? Thënia e së vërtetës? Drejtesia sociale? Avokat? Inovator? Paqebërës? Njeri i mirë?

Ne jetojmë në një kulturë, që ushqen narcisizmin dhe në një botë që promovon të qenit sipërfaqësor, edhe pse njëkohësisht e dënon atë. Në një mjedis të tillë, të jetosh sipas vlerave të rrënjosura thellë, është një betejë që duhet luftuar dhe fituar çdo ditë.

 

Pra, gjeni një qëllim që t’i shërbejë stilit të jetesës që dëshironi të jetoni.

 

/ Forbes, përkthim e redaktim i Shqip.al