Eminem, është renditur ndër artistët hip-hop më të mirë të të gjitha kohërave, nga kritikët muzikorë, kolegët dhe fansat. Të gjithë citojnë tekstet e tij të ndërlikuara, si arsyen kryesore, që ai është në garë për titullin e debatuar pafund, rap GOAT.

Ku e gjen frymëzimin, një njeri që braktisi shkollën, tekstet e këngëve të të cilit përmenden së bashku me tekstshkruesit e tjerë të mëdhenj, nga Bob Dylan te Jay-Z?

Para pak kohësh, gjatë një interviste, Eminem ofroi një pamje të qartë në procesin e tij të shkrimit të këngëve, duke treguar një përzgjedhje faqesh nga fletoret e tij të shënimeve, ku ai shkruan idetë për tekstet.

Profesorja e anglishtes CUNY, Jillian Hess, së fundi ka mbledhur fotografi të këtyre faqeve, nga një shumëllojshmëri burimesh, duke përfshirë artikuj rreth Eminemit dhe librit të tij.

Këto shënime me bojëra shumëngjyrëshe, janë padyshim magjepsëse për të gjithë fansat e Eminem. Por, fletoret ofrojnë gjithashtu një mësim të rëndësishëm, për të gjithë ata që duan të jenë më krijues në jetë apo punë.

Krijimtaria është e çrregullt

Përshtypja e parë, që merrni kur shikoni këto faqe është se janë shënime vërtet të çrregullta. “Kushdo, që mendon se shënimet duhet të jenë të rregullta dhe të shkruara bukur, duhet të shikojë shënimet e Eminemit,” thotë Hess.

Shumë kolegë artistë, nuk do të habiteshin nëse do t’i shihnin këto faqe të mbushura nga cepi në cep me shkrime të vogla dore, rrathë dhe shigjeta. Siç ka theksuar autori dhe artisti pamor Austin Kleon, në blogun e tij, shumë krijues betohen se sistemi më i mirë i organizimit, është kaosi dhe qetësia.

Mbretëresha e misterit, Agatha Christie, kishte një qendrim të ngjashëm: “Unë, po t’i kisha mbajtur të gjitha këto gjëra të renditura, do të më shpëtonte shumë telashe. Megjithatë, ndonjëherë është kënaqësi, kur shikoj në mënyrë të paqartë, nëpër një grumbull të fletoreve të vjetra, për të gjetur diçka të shkarravitur”.

Studiuesit kanë treguar, se zyrat shumë të rregullta, dekurajojnë inovacionin, për shembull. Një tjetër studim, tregoi se pjesëmarrësit dolën me ide më të freskëta, kur uleshin në tavolina të çrregullta, gjë që mund të jetë arsyeja, pse shumë nga mendimtarët e mëdhenj të historisë, nga Steve Jobs te Albert Einstein, punonin në hapësira kaotike.

A po shkatërron organizimi dhe efikasiteti idetë e mira?

Në biznes, rrëmuja shpesh rregullohet. Kalendarët janë të koduar me ngjyra dhe oraret janë të përcaktuara. Kjo i bën në mbarëvajtjen e detyrave të përditshme, por gjithashtu zhduk të papriturën.

Nëse jeni duke kërkuar për ide të mira, mund të ndiqni shembullin e Eminem, dhe të hidhni më shumë fjalë frymëzimi dhe ndoshta mendime të dobishme, në fletore ose në kompjuter.

Dhe mund të gjeni kohë për të eksploruar këto shënime, vizatime dhe ide gjysmë të pjekura, vetëm për të parë se çfarë vjen prej tyre.

Ajo, që shënimet e Eminemit na mësojnë ne të tjerëve, është se krijimtaria është e çrregullt. Organizimi i tepërt, mund të vrasë, idetë para se ato të lindin. / Inc