A bëni pjesë në numrin në rritje të individëve të pamartuar, që jetojnë me një partner? Nga pikëpamja financiare, ju përfitoni shumë nga avantazhet, që një çift i martuar zakonisht do të gëzonte, duke mos pasur nevojë të paguajë për dy shtëpi, apo të paguajë fatura të dyfishta dhe blerje mobiljesh dhe sendesh të tjera shtëpiake.

 

Megjithatë, mungesa e disa përfitimeve financiare të martesës, mund të paraqesë sfida reale. Më poshtë përmenden disa aspekte për t’u marrë parasysh:

 

Menaxhimi i parave

Ju mund të krijoni llogari të përbashkëta bankare dhe karta krediti, të cilat mund të thjeshtojnë shpenzimet e shtëpisë dhe t’ju bëjnë të ndiheni më shumë si çift.

 

Paratë në llogaritë bankare janë gjithashtu menjëherë në dispozicion të secilit prej jush, nëse diçka ju ndodh juve ose partnerit tuaj.

 

Sidoqoftë, kini parasysh se vendosja e shumë parave në një llogari të përbashkët mund të shkaktojë nevojën për të paraqitur një deklaratë tatimore. Kjo për shkak se gjysma e të gjitha depozitave konsiderohen si dhuratë për personin tjetër.

 

Planifikimi i pasurisë

Planifikimi i pasurisë është një nga fushat më të rëndësishme për çiftet jo të martuara, sepse ka të ngjarë që nuk do të jeni përfituesi i paracaktuar i njëri-tjetrit dhe nuk do të konsideroheni familje për qëllime mjekësore.

 

Kjo është arsyeja pse ju duhet të keni testamente të përditësuara, autorizime, direktiva të kujdesit shëndetësor dhe përcaktime të përfituesve në çdo llogari pensioni, llogari të kursimeve, politika të sigurimit të jetës etj.

 

Përfitimet e qeverisë

Ju nuk do të keni mundësinë për të paguar taksat bashkërisht, gjë që kursen para për shumicën e çifteve të martuara, veçanërisht nëse njëri bashkëshort fiton shumë më tepër se tjetri, ose nëse ata kanë fëmijë. Gjithashtu, ju nuk mund të birësoni një fëmijë së bashku.

 

A duhet të martoheni?

Siç mund ta shihni, ka shumë përfitime financiare nga të cilat hiqni dorë, duke mos qenë i martuar. Prandaj, mbase mund të dëshironi t’i faktorizoni ato, dhe të merrni vendimin për t’u martuar.

 

Sigurisht, martesa ka edhe të metat financiare, veçanërisht nëse divorcoheni. Kjo është një arsye pse vendimi për t’u martuar, nuk duhet të jetë vetëm financiar. / Forbes