“Është një kohë e shkëlqyer për të aplikuar për një kartë të re,” tha Ted Rossman, analist i lartë i industrisë në CreditCards.com.

Por, përpara se të veproni, duhet t’i bëni vetes këto tre pyetje.

  1. A keni një bilanc negativ?

    Jini të sinqertë me veten. Nëse keni tendencë të keni gjithmonë një pjesë të pashlyer të kartës së kreditit, jepini përparësi normës së interesit mbi shpërblimet. “Shumica e kartave më të mira me komision 0%, nuk ofrojnë shpërblime. Nëse keni borxh të kartës së kreditit, përqendrohuni në pagimin e tij me normën më të ulët të interesit,” tha Rossman. “Nuk ka kuptim të ndjekësh disa pikë përqindje në shpërblime, nëse paguan 15-20% në interes.”

2. Si i shpenzoni paratë tuaja?

Nëse nuk mbani bilanc dhe nuk i shlyeni kartat tuaja plotësisht çdo muaj, është e rëndësishme të mendoni se ku i shpenzoni paratë tuaja. Kjo për shkak se, kartat të ndryshme shpërblejnë më shumë – ose më pak – për kategori të ndryshme shpenzimesh. Gjithashtu, a shpenzoni mjaftueshëm për të mbajtur një kartë, që ka një tarifë vjetore? Është e rëndësishme ta bëni këtë llogaritje, duke vlerësuar se sa shpërblime mund të krijoni çdo vit me shpenzimet tuaja të rregullta, si dhe duke peshuar vlerën e veçorive të tjera, që karta ofron.

3. Si mund të përfitoni një bonus?

“Është vërtet e rëndësishme, që njerëzit të kuptojnë se cilat janë shpenzimet minimale për të përfituar bonuse dhe cilat janë kushtet për t’i përfituar ata.” tha Matt Schulz, analisti kryesor i kredisë në LendingTree.
“Këto minimume shpenzimesh janë shumë, shumë të ndryshme,” tha Schulz. “Gjëja e fundit që dëshironi, është të ‘verboheni’ nga bonusi i regjistrimit dhe të mos kuptoni se çfarë kërkohet nga ju.”

 

/ Cashay, redaktim i Shqip.al