Oqeani është i frikshëm!

Që kur zhytësja Titan u zhduk, të gjithë njerëzit nuk kanë ndaluar së foluri për të.

Siç e dimë të gjithë, mbetjet e zhytësit Titan u gjetën rreth Titanikut, duke konfirmuar se pesë personat në bordin e Titanit, nuk mbijetuan. Ishte një fund fatkeq dhe shkatërrues.

Pavarësisht gjithë trishtimit që rrethon situatën, kemi mësuar gjithashtu shumë për oqeanet.

Pra, në emër të shkencës, këtu janë pesë gjëra, që mund të mësoni kohët e fundit për oqeanin dhe nëndetëset.

 

  1. Oqeani është me të vërtetë shumë i thellë

Kjo mund të jetë e qartë, por nuk mendoj se mund ta kemi kuptuar ndonjëherë me të vërtetë, se sa i thellë është oqeani, ose sa thellë janë rrënojat e Titanikut. Rrënojat e Titanikut janë pak më shumë se 12,000 metra nën nivelin e detit.

Është aq e thellë sa jo vetëm rrezet e diellit nuk mund të arrijnë në Titanikun, por shumica e gjallesave ujore, nuk mund të zhyten aq thellë, për shkak të trysnisë së ujit. Balenat blu, gjitarët më të mëdhenj në Tokë, as nuk i afrohen zhytjes kaq thellë.

 

  1. Dallimi midis një nëndetëse dhe një zhytëse

Kur lajmi u publikua për herë të parë, të gjithë e quanin Titan një nëndetëse, por siç kemi mësuar të gjithë, teknikisht quhet zhytëse. Sigurisht, ka një ndryshim midis të dyve.

Një zhytës është një mjet lundrues, që mbështetet nga një anije në sipërfaqen e ujit, si një platformë, varkë ose një nëndetëse tjetër. Zhytësja niset nga ajo anije tjetër. Një nëndetëse operon më vete, në mënyrë të pavarur. Teknikisht, të gjitha nëndetëset janë zhytëse, por është mirë të dimë dallimin e qartë midis të dyjave.

 

  1. Nëndetëset kanë ekzistuar për një kohë shumë të gjatë

Nëndetëset kanë ekzistuar dhe funksionojnë për më shumë se 100 vjet. Ato janë përdorur jo vetëm në Luftën e Dytë Botërore, por ato u përdorën edhe në Luftën e Parë Botërore!

Duket e pamundur, që teknologjia për të prodhuar nëndetëse të ekzistonte në atë kohë. Madje ka raportime se nëndetëset, për një person, janë prodhuar edhe më herët se Lufta Civile në SHBA.

 

  1. Vendndodhja e Titanikut

Kur mendoni për një ajsberg që fundos një anije masive, do të mendonit se Titaniku po udhëtonte më afër oqeanit Arktik. Por, nuk është kështu.

Kur shikoni hartën, vendi i fundit i pushimit të Titanit është në brigjet e Newfoundland, pak më në veri se Bostoni. Shumë njerëz kanë supozuar se ishte në një zonë shumë, shumë e largët.

 

  1. Si funksionojnë nëndetëset dhe zhytësit

Shumëkush mund të supozoje se helikat ose diçka tjetër, e ndihmojnë një nëndetëse ose zhytëse, të shkojë në fund të oqeanit. Por, në fakt funksionon ndryshe.

Nëndetëset kanë rezervuarë, që mbushen me ujë (ose ajër). Kur nëndetësja është gati për t’u zhytur, rezervuarët mbushen me ujë, derisa “dendësia e saj e përgjithshme, të jetë më e madhe se uji përreth”.

Është shkencë shumë më e ndërlikuar dhe interesante, sesa thjesht disa helika, që e bëjnë atë të shkojë lart e poshtë. / News4Jax