Ndërsa mund të jetë shumë herët, për të dhënë një shifër mbi ndikimin financiar të përmbytjeve të fundit, që kanë përfshirë Italinë qendrore – dëmi është i dukshëm.

Qeveria e kryeministres italiane Giorgia Meloni, miratoi një paketë ndihme prej 2 miliardë eurosh, për të ndihmuar bizneset dhe familjet e prekura nga kjo ngjarje e fundit ekstreme e motit.

Sektori i bujqësisë është goditur më rëndë. Rreth 10 milionë bimë në të ashtuquajturën “lugina e frutave” të Italisë, janë dëmtuar, ku prodhimi i perimeve është prekur rëndë.

“Nëse mbështetja financiare nuk dërgohet menjëherë, bizneset nuk do të mund të rihapen,” shpjegoi Danilo Verlicchi, Drejtori i Confagricoltura Ravenna.

“Ne nuk duam të përsërisim atë që ndodhi në pjesë të tjera të Italisë në të kaluarën, ku pas një viti bizneset ende presin marrjen e fondeve.”

Emilia Romagna është një nga rajonet më të pasura të Italisë dhe ndikimi i përmbytjeve, ka ngritur pikëpyetje se pse fondet e alokuara për të luftuar paqëndrueshmërinë hidrologjike, nuk janë përdorur kurrë.

Në qytetet e goditura fort, jeta po kthehet ngadalë në normalitet.

Edhe pse reshjet e dendura të shiut, kanë pushuar ditët e fundit, niveli i ujit është ende i lartë. Një qytezë me 2000 banorë, pranë qytetit verior të Ravenës, u evakuua plotësisht.

Zjarrfikësit transportojnë banorët vendas brenda dhe jashtë qytetit çdo ditë. Për disa, kjo është hera e parë, që ata mundën të kthehen në shtëpitë e tyre për të marrë atë që lanë pas. / Euronews

[/fusion_text][/fusion_builder_column][/fusion_builder_row][/fusion_builder_container]