Nëse thyerja e tabuve kufitare është pasioni juaj, atëherë destinacionet e mëposhtme janë të përshtatshme për ju. Në vazhdim, renditen disa nga eksperiencat më ekstreme të udhëtimit në Tokë dhe përtej saj.

Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës

Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës (International Space Station) ka ekuipazh të përhershëm, me deri në 12 astronautë profesionistë, por udhëtimet turistike atje organizohen nga Space Adventures.

Udhëtimi për në ISS, mundësohet nga një anije kozmike me data të përcaktuara udhëtimi, ose në misione krejtësisht private.

Deri më tani, shtatë qytetarë kanë vizituar postin e vetëm të përhershëm të Tokës, të gjithë ata përmes Space Adventures, duke mbërritur përmes anijes ruse Soyuz.

Vizitorët, mund të kalojnë rreth 10 ditë në hapësirë, kohë gjatë së cilës ata janë të lirë të bashkohen me disa programe të misionit, duke përfshirë edukimin shkencor, kërkimin e vazhdueshëm të faktorit njerëzor ose aktivitetet tregtare.

Zhytyni në thellësitë e oqeanit

Më pak njerëz kanë qenë në pjesët më të thella të oqeanit, sesa në hapësirë. Nëse katastrofa e fundit e zhytësit Titan nuk ju ka ndryshuar mendjen, mund të jetë ende e mundur të udhëtoni thellë në det përmes EYOS.

Për më shumë se njëzet vjet, EYOS ka menaxhuar qindra zhytje drejt Titanikut, si dhe ka kryer studime shkencore në dyshemenë e detit, si dhe ka ndihmuar për zhytjet në fund të Gropës së Marianeve.

Është humnera më e thellë në oqean në Tokë dhe thellësia maksimale, e njohur si Challenger Deep, është rreth 11,000 km nën sipërfaqen e detit.

Heli-ski në Antarktidë

Çdo udhëtim në kontinentin e shtatë dhe më të paarritshëm në Tokë, nuk është për këdo, por skijimi me helikopter e bën këtë një eksperiencë edhe më eksktreme.

Kompani të ndryshme, ofrojnë eksperienca në këtë shkretëtirë polare, ku një nga sfidat është mjedisi i vështirë dhe gjithnjë në ndryshim.

Helikopterët i lëshojnë pjesëmarrësit dhe i marrin më vonë. Ngjitja në shkëmbinj akulli, ulja me avion dhe lundrimi me kajak përtej ajsbergëve të mëdhenj, mund të jenë gjithashtu pjesë e kësaj aventure.

Shpella Krubera, Abkhazi

Abkhazia është një shtet i pavarur i njohur pjesërisht, i pushtuar nga Rusia dhe ende konsiderohet nga qeveria gjeorgjiane dhe pothuajse të gjitha shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara, si një territor sovran i Gjeorgjisë.

Nëse tensionet gjeopolitike, krimi, trazirat civile dhe minat tokësore, nuk janë arsye të mjaftueshme për të qenë të kujdesshëm, Krubera njihet edhe si shpella më e rrezikshme në botë.

I formuar nga uji, që ka gërryer gurët gëlqerorë për mijëvjeçarë, shpella ende nuk është e eksploruar plotësisht.

Në mbi 2 km thellësi, ajo është e mbushur me dhoma dhe kalime të ndërlikuara, si dhe me stalaktite, stalagmite dhe “gropa” të përmbytura ose zona të rrezikshme, me trysni të ulët.

Takimet me specie të rralla të merimangave, akrepave dhe brumbujve, janë gjithashtu shumë të mundshme. / Monitor