Ndodhet në veri të Siçilisë dhe është një nga arkipelagët më të bukur dhe historikisht magjepsës në Europë.

Secila nga shtatë ishujt vullkanikë, që janë pjesë e ishujve Eolie, kanë personalitetin e tyre dhe ofrojnë një shumëllojshmëri të jashtëzakonshme përvojash, në një nga arkipelagët italianë më të larmishëm.

Ja çfarë të gjeni në çdo ishull dhe si të zgjidhni atë, që është i duhuri për ju.

 

1. Lipari

Lipari është më i populluari nga ishujt Eolian. Qyteti i Liparit, me labirintin plot gjallëri të rrugëve të ngushta të vendosura nën një kështjellë të lashtë, është një vend i mrekullueshëm për të ecur dhe ofron një shije të përsosur të historisë së ishujve.

Shkoni në Quattrocchi, ku një pamje magjepsëse e bregut shkëmbor shtrihet 5 km në jug, deri në ishullin fqinj Vulcano.

Nga këtu, mund të merrni një rrugë 15-minutëshe për në Valle i Muria, një plazh me rërë i rrethuar me shkëmbinj ku mund të merrni rreze, të notoni, të pini pije në barin e krijuar në shpellë dhe të menaxhuar nga Barni, një banor i zonës, i cili gjithashtu organizon udhëtime magjepsëse me varkë për në Lipari.

 

2. Vulcano

Asgjë nuk i bën përshtypje vizitorëve, më shumë sesa vizita në Kraterin e Madh (Gran Cratere ose Fossa di Vulcano). Nga trageti, pas një ore shëtitje në një mjedis ndonjëherë surreal, mbërrini në buzë të vullkanit ku mund të admironi kraterin madhështor dhe të shijoni pamjen e gjashtë ishujve të tjerë të arkipelagut Eolian.

Nëse preferoni diellin në vend të baltës, shkoni drejt Baia Negra, plazhi magjepsës me rërë të zezë.

 

3. Panarea

Pushimet në Ishujt Eolian vazhdojnë në Panarenë e vogël, e cila ndryshon me ndryshimin e stinëve, por mbetet një pamje e veçantë dhe elegante e Mesdheut.

Nëse vizitoni Ishujt Eolian,duhet të vizitoni patjetër Panarean: gjatë verës frekuentohet nga jahte dhe turistë, që kërkojnë pushime magjepsëse, në pjesën tjetër të vitit është perfekt për alpinistët dhe të gjithë ata, që duan të zbulojnë bukuritë autentike të këtij destinacioni.

Në çdo kohë të vitit, rekomandohet shëtitja bregdetare në Punta Milazzese, ku do të gjeni themelet prej guri të fshatit prehistorik, një vendbanim i epokës së bronzit, i vendosur mbi një kep piktoresk.

Nga rrënojat, zbrisni për të notuar në Cala Junco, ose kaloni pasditen duke pushuar në rërën e Spiaggetta Zimmari aty pranë.

 

4. Stromboli

I vendosur në skajin lindor të arkipelagut, ishulli i vogël dhe simpatik i Stromboli, ka ofruar gjithmonë të njëjtën pamje të jashtëzakonshme.

Shumë vizitorë aventurierë, mund t’i bashkohen turneut, duke u ngjitur në majën 900 metra për t’u mrekulluar nga llava e zjarrtë.

Të tjerët mund të shijojnë njëlloj shfaqjen e mrekullueshme, me një lundrim përgjatë bregut deri në Sciara del Fuoco, ku është e mundur të shihet rrjedha e lavës, që zbret ngadalë derisa të arrijë në ujërat e poshtme.

 

5. Salina

Salina i mrekullueshëm dhe i gjelbër, është një nga ishujt më luksoz Eolian të arkipelagut, me konet e përsosura vullkanike dhe mozaikun e fushave, vreshtave dhe fshatrave piktoreske bregdetare.

Shkoni në Signum SPA, një qendër termale paqësore e vendosur mes pemëve të limonit, ku mund të zhyteni në qumësht bajame, ose ujin e burimit gjeotermal.

Relaksohuni me një masazh, një banjë me avull, një gotë verë: ky është vendi i përsosur për ta bërë atë.

 

6. Filicudi

Shumë popuj kanë lundruar në ujërat përreth Ishujve Eeolian. Dhe këtë e tregojnë rrënojat e gjetura në Capo Graziano.

Në vitin 2008, rrënojat u mbrojtën me krijimin e Parkut Arkeologjik Nënujor Filicudi, duke lejuar vizitorët nënujor të vizitojnë këtë botë të mrekullueshme të anijeve, ngarkesave dhe objekteve të lashta greke të varrosura sipër dhe poshtë rërës, në shtratin e detit.

Ata, që nuk shkojnë nën ujë, mund të argëtohen duke lundruar rreth Filicudit, në kërkim të shkëmbit La Canna, një majë shkëmbore 71 metra të lartë.

 

7. Alicudi

Me vetëm 105 banorë dhe një mënyrë jetese të ngadaltë tradicionale mesdhetare, Alicudi ia vlen për t’u vizituar.

Aventura kryesore e ishullit është shëtitja në Filo dell’Arpa, pak mbi fshatin e peshkimit të Alicudi. / Monitor