• Numri i njerëzve, që jetojnë në qytete, është katërfishuar në 50 vitet e fundit, në rreth 4.5 miliardë në vitin 2022, dhe popullsia urbane vazhdon të rritet.
• Qytetet janë çelësi për zgjidhjen e krizës klimatike. Banka Botërore ka këshilla, për të ndihmuar vendimmarrësit, të formulojnë strategji për qytetet e së ardhmes.
• Këtu janë sfidat e dizajnimit të një mjedisi urban më elastik, më të gjelbër dhe më gjithëpërfshirës – dhe strategjitë e nevojshme për t’i trajtuar ato.

Sipas analizës së Bankës Botërore, “qytetet kanë një nga çelësat, për zgjidhjen e krizës klimatike”. Banka ka hartuar një udhërrëfyes, për të ndihmuar vendimmarrësit të formulojnë strategji, që marrin parasysh krizën klimatike dhe nevojat e popullsisë urbane.

Pra, cilat janë sfidat e dizajnimit të një mjedisi urban më elastik, më të gjelbër dhe më gjithëpërfshirës dhe strategjitë për t’i trajtuar ato?

Raporti i Bankës Botërore, “Thriving: Making Cities Green, Resilient, and Inclusive in a Changing Climate” përdor të dhëna nga 10,000 qytete për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve.

 

Qytetet në vendet me të ardhura të larta emetojnë sasinë më të madhe të CO2

Figure showing the average CO2 emissions per capita and share of global CO2 emissions, generated in cities.

Qytetet në vendet me të ardhura të mesme dhe të larta, janë përgjegjëse për shumicën e emetimeve globale urbane.

Në vitin 2015, emetimet për person në vendet me të ardhura të larta, ishin 18 herë më të larta se në vendet me të ardhura të ulëta.

Nga perspektiva mjedisore, sfida për qytetet në vendet me të ardhura të larta, është të reduktojnë emetimet.

Ndërsa sfida për qytetet në vendet me të ardhura më të ulëta, është të mos ndjekin gjurmët e tyre.

 

Vendet me të ardhura të ulëta: më të rrezikuara nga rreziqet që lidhen me ndryshimet klimatike

Figure showing the average weighted overall climate change-related hazard exposure.

Anomalitë e pazakonta të motit të nxehtë, të thatë ose të lagësht, po bëhen më të zakonshme dhe vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme të ulëta, do të preken në mënyrë disproporcionale, veçanërisht në Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore dhe pjesë të Afrikës Sub-Sahariane.

Qytetet me të ardhura të ulëta dhe të mesme të ulëta, duhet të krijojnë mundësitë për të qenë më shumë elastike, që të mund të kufizojnë ndikimin e motit të pafavorshëm dhe të rimëkëmben më shpejt, pas ngjarjeve të lidhura me ndryshimet klimatike.

 

Qytetet në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme-të ulëta: nivelet më të keqija të ndotjes së ajrit

Figure showing the average of PM2.5 concentrations across cities by country income group, 2000 and 2015.

Ndotja është kërcënimi më i madh mjedisor për shëndetin, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), kështu që nivelet e cilësisë së ajrit, janë një pjesë jetike e qyteteve, që mbrojnë të ardhmen.

Duke pasur parasysh se ekziston një korrelacion i fortë, midis niveleve të ndotjes së ajrit dhe emetimit të CO2, përmirësimi i cilësisë së ajrit, mund të ndihmojë gjithashtu përpjekjet për të luftuar krizën klimatike.

 

Politika për qytete më të mira në një botë pa karbon

Figure illustrating a framework for making cities greener, more resilient and more inclusive.

Raporti sugjeron fillimisht grupimin e politikave të mundshme, në pesë kategori të gjera: informacioni, stimujt, sigurimet, integrimi dhe investimet.

Politikëbërësit, mund të përdorin pesë kategoritë, për të arritur rezultate më miqësore me mjedisin, më elastike dhe më gjithëpërfshirëse, që janë specifike për sfidat e qytetit.

 

Kush i merr vendimet kur projektohet një qytet?

Qeveritë do të luajnë rolin kryesor, në zgjedhjen e politikave dhe investimeve, duke vendosur nivelet kombëtare të emetimeve dhe politikat e energjisë, që hapin rrugën për krijimin e qyteteve më të pastra, thuhet në raport.

Por, drejtuesit e qytetit, ndoshta janë në vendin më të mirë, për të zbatuar dhe influencuar politikat urbane të ndryshimit të klimës, për shkak të njohurive të tyre lokale dhe aftësisë për të punuar me komunitetet lokale.

Subjektet joshtetërore, do të luajnë gjithashtu rol të madh në ri-organizimin dhe planifikimin e qyteteve për të ardhmen.

Kapitali privat, mund të ndihmojë në trajtimin e rreziqeve klimatike, duke lehtësuar investimet, huatë dhe financimin e obligacioneve, ndërkohë që vetë komunitetet lokale “shpesh marrin frerët në veprimet klimatike”, thotë raporti. / Monitor