Udhëtimet, sado të bukura dhe transformuese që mund të jenë, shpesh sjellin një gjurmë të rëndë në mjedis.

Nga emetimet e karbonit të lidhura me fluturimet te zhvillimi i tepërt i habitateve natyrore, pasojat e turizmit të masës shpesh janë shkatërruese.

Megjithatë, një numër në rritje vendesh kanë nisur rrugën drejt një turizmi më të qëndrueshëm, duke pranuar se udhëtimi mund të jetë sa pjesë e zgjidhjes, aq edhe pjesë e problemit.

Euromonitor International, një shoqëri kërkimesh e tregut botëror, publikoi së fundi Indeksin e tij të Udhëtimeve të Qëndrueshme për vitin 2023, i cili tregon 20 Vendet më të Qëndrueshme në Botë për udhëtime.

Sipas Caroline Bremner, përgjegjëse e sektorit të udhëtimeve të Euromonitor International, indeksi merr në analizë 56 tregues për të përcaktuar performancën e udhëtimeve të qëndrueshme në vende të ndryshme.

Nga këta, veçohen tre lloje kryesore të treguesve:

-Treguesit e përgjithshëm të cilët i referohen shëndetit të një destinacioni në lidhje me lumturinë, barazinë dhe drejtësinë sociale

-Treguesit që përcaktojnë sasinë e ndikimeve specifike të turizmit në mjedisin lokal siç është përdorimi i energjisë nga hotelet

-Gjendja e përgjithshme e turizmit si cilësia e infrastrukturave apo varësia nga kërkesa ndërkombëtare

Të gjitha, përveç njërit, janë në Europë (më saktësisht në Amerikën e Jugut).

Destinacionet më të qëndrueshme në botë në vitin 2023

1. Suedi
2. Finlandë
3. Austri
4. Estoni
5. Norvegji
6. Sllovaki
7. Slloveni
8. Islandë
9. Letoni
10. Zvicër
11. Francë
12. Lituani
13. Danimarkë
14. Republika Çeke
15. Gjermani
16. Portugali
17. Kroaci
18. Uruguai
19. Rumani
20. Poloni

 

/MONITOR