Maskat para koronavirusit ishin të njohura vetëm në disa aspekte shumë të ngushta të lidhura direkt me mjekësinë. Por tashmë vendosja e maskave në komunitet për shkak të pandemisë ka rikthyer kudo në botë vëmendjen tek standardizimi i tyre. Së pari është parashtruar roli i maskave në luftën ndaj pandemisë dhe përfshirja e këtij elementi në strategjinë e përgjithshme të luftës me këtë virus dhe së dyti standardet që duhet të ketë një maskë mbrojtëse në komunitet.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit bëri me dije se debati për standardizimin e këtij produkti po zhvillohet gjerësisht në Europë ku Komisioni Europian dhe instancat e tjera që mbulojnë standardet po i shohin një marrëveshje të re. Kjo e fundit duhet të zbatohet nga të gjitha palët që e marrin përsipër dhe të garantojë që maskat e fytyrës për mbrojtje në komunitet të kenë standarde të ngjashme dhe të larta.

“Marrëveshja e re e bashkëpunimit (CWA) 17553: 2020 ‘Maskat mbrojtëse të fytyrës në Komunitet – Udhëzues për kërkesat minimale, metodat e testimit dhe përdorimit’, ofron kërkesat minimale për projektimin, vlerësimin e prodhimit dhe të performancës për maskat mbrojtëse, të përcaktuara për konsumatorët, të cilat mund të jenë një përdorimshe ose disa përdorimshe.

Në shumicën e vendeve Europiane, maskat mbrojtëse në komunitetit, të cilat shpesh nuk përfshihen në fushën e pajisjeve mbrojtëse personale (PPE) dhe rregulloreve të pajisjeve mjekësore, janë bërë një element kryesor i strategjive kombëtare që drejtojnë ngritjen graduale të masave të izolimit. Për këtë arsye, Komisioni Evropian ka identifikuar nevojën urgjente për një shkallë të harmonizuar dhe të qëndrueshme të sigurisë për maskat mbrojtëse të fytyrës në komunitetit.

Bazuar në këtë nevojë dhe për t’iu përgjigjur situatës urgjente, CEN ra dakord të hartojë marrëveshjen e re të bashkëpunimit (CWA) me një qasje të shpejtë nën administrimin e AFNOR, Organi Francez i Standardizimit. Marrëveshja e re e bashkëpunimit (CWA), e publikuar më datën 17 qershor është fryt i një përpjekje kolektive nga anëtarët e këtij seminari, të cilët kanë ndarë eksperiencën e tyre, së bashku me udhëzimet kombëtare ekzistuese, për të ofruar një shpërndarje të përbashkët falas për të gjithë.

Ky vendim i jashtëzakonshëm pasqyron përkushtimin dhe vendosmërinë e CEN dhe anëtarëve të saj për të vazhduar mbështetjen e përpjekjeve të nevojshme në luftën e pandemisë së COVID-19 ndaj si pasojë e situatës është vënë në dispozicion një listë me 11 standarde europiane (EN) për pajisjet mjekësore dhe pajisjet mbrojtëse personale, të përdorura në luftën e pandemisë së COVID-19.

Drejtore e Përgjithshme e CEN dhe CENELEC, Elena Santiago Cid tha se “Objektivi ynë i vazhdueshëm është të kufizojmë copëzimin në Tregun e Vetëm, dhe Marrëveshja e re e Bashkëpunimit (CWA), është dëshmi e mëtejshme se si standardizimi europian krijon besim për konsumatorët dhe lehtëson tregtinë brenda BE” bëri me dije DPS.

Monitor.al