Frika është një realitet i dallueshëm në periudha të vështira, por mënyra se si menaxhohet mat efektshmërinë e një udhëheqësi.

Frika është një “sëmundje endemike” në një sipërmarrje, e cila është duke u ballafaquar me probleme. Menaxherët në situata të tilla nuk duhet t´ia tregojnë atë skuadrës së tyre. Stoik, ndoshta, por kjo është një mënyrë e përballjes me realitetin në drejtim dhe mënyrës se si liderët bien dakord me këtë fakt është e rëndësishme.

Gjëja e parë dhe më e rëndësishmja, udhëheqësit kanë nevojë të kontrollojnë veten e tyre dhe skuadrën. Sikundër thuhet dhe nënkuptohet drejtuesit duhet të përvetësojnë mënyrat e komandimit duke njohur dhe vepruar pritshmërinë për veten dhe skuadrën. Të ecësh përpara do të thotë të ndëmarrësh veprime, të cilat do të bënin një udhëheqës të përballonte situatën.

Bëhu realist

Sipërmarrësit e mëdhenj i frikësohen më shumë se dështimit të biznesit të tyre.
Ata frikësohen se nuk do të ecin sipas pritshmërisë.
Është e rrezikshme për të adresuar këtë mundësi. Një mënyrë mund të jetë “të luhet” jashtë mendjes. Luaj me skenarin “çfarë ndodh nëse ” për çdo hap.
Nëse kjo ndodh, atëherë çfarë? Ose nëse ndodh, çfarë duhet të bëj?
Rrotullimi i skenarit në mendjen tuaj mund të japë shanse për të njohur pasojat.
Pra, shpesh e panjohura mund të jetë më e frikshme se e njohura.
“Frika”, thotë një proverb gjerman, ” e bën ujkun të duket më i madh nga çfarë është”.

Besoni te një mik

Flisni me një mik, mundësisht me dikë i cili nuk është në varësinë tuaj.
Ju mund të luani në bazë të një skenari duke menduar se personi përballë është duke fituar në perspektivë. Ftoni kolegët t´ju bëjnë pyetje. Shpesh akti i thjeshtë i të folurit me zë të lartë mund të jetë ndihmës. Të shprehurit me fjalë të një situate mund të bëjë që individi të fragmentizojë situatat në mënyrë që të përballet me problemet më qartësisht.

Kërkoni për frymëzim

Gjeni një mënyrë për të shkarkuar frikën tuaj. Ushtrimet janë gjithmonë një mënyrë e shkëlqyer. Mbajtja e trupit në formë është e shëndetshme.
Disa gjejnë shpresë në besimin e tyre, disa e gjejnë duke bërë diçka shumë të ndryshme. Për shembull, duke drejtuar një skuadër, duke organizuar aksione vullnetare ose një festë. Veprimtari të tilla mund të jenë plotësuese, pasi mund t´ju nxjerrin jashtë karakterit tuaj, duke ndihmuar të tjerët.

Ndriçohuni

Të strehohesh te frika është një lojë e humbur. Duhet ta braktisni këtë mendim.
Ndriçoni situatën. Satirizojeni atë. Lëreni veten të ndikoheni nga humori. Një humorist, Dave Barry, ka shkruar: “Të gjithë ne kemi lindur me një dozë instiktive frike ndaj rënies, errësirës, luftës, të folurit në publik, por çështja është se “Absurditeti nuk lëndon askënd”.
çdokush i dorëzohet dhe i nënshtrohet instiktit udhëheqës. Të mbash larg frikën, të përballesh me të tashmen, të zgjidhësh problemet dhe të ecësh përpara kërkon vendosje dhe kurajë. Kjo është “veshja” e një drejtuesi.