Gjatë javës së parë në punë, ajo që bëni ose thoni, mund të lërë një përshtypje për një kohë të gjatë te kolegët tuaj të rinj.

Drejtuesi, departamenti juaj i ri, do të ketë shumë sy, që vlerësojnë me kujdes se si përshtateni me ekipin.

Më poshtë renditen disa gabime strategjike, që nëse i bëni, do të lini përshtypje të keqe. Prandaj, kujdesuni që të të mos i bëni gabimet e mëposhtme:

Shkoni në punë me vonesë

Është normale të hutoheni në një ndërtesë të re, ose t’ju duhet më shumë kohë për të arritur në zyrë, por nëse jeni vonë në takime javën e parë, do të lini një përshtypje të keqe për aftësitë e menaxhimit të kohës.

Bëni sikur i dini të gjitha

Për një të punësuar të ri, njerëzit do të vlerësojnë përgjegjshmërinë, përkushtimin dhe përshtatshmërinë tuaj.

Ju mund të mendoni se, të tregoni se çfarë është e gabuar, ose çfarë nuk përputhet me mënyrën se si i keni parë gjërat të bëra më parë, do të tregojë aftësinë tuaj. Por, me këtë siguri dhe vetëbesim, mund të bëni më shumë armiq sesa miq.

Nuk respektoni kodin e veshjes

Veshja e përshtatshme për një punë mund të ndryshojë, prandaj mos supozoni se bluza dhe xhinset do të jenë të përshtatshme gjithmonë.

Prandaj, duhet të mësoni gjithmonë se cili është kodi i veshjes dhe ta respektoni atë.

Bëni thashetheme

Kur i bashkoheni një kompanie, i bashkoheni edhe kulturës së saj. Kini kujdes, të mos përfshiheni në thashetheme për kolegët e tjerë.

Nuk krijoni marrëdhënie me eprorin

Nga të gjithë njerëzit, që do të takoni gjatë javës së parë, marrëdhënia më e rëndësishme, që duhet të krijoni, është ajo që keni me eprorin tuaj.

Një përqindje shumë e lartë e punonjësve, largohen nga puna për shkak të marrëdhënies me eprorin.

Për të ndërtuar atë themel besimi, mes jush dhe eprorit, duhet të përafroni stilin tuaj të komunikimit, dhe të jeni në të njëjtin mendim për prioritetet e punës. / Huffpost