Nuk u takon individëve të mbyllin hendekun e pagave gjinore – por derisa të vendosen sisteme të tjera, diapazoni i pagave publike mund t’i ndihmojë gratë të kërkojnë paga më të larta.

Me ligjet e reja të pagave, ekspertët thonë se transparenca e pagave është një mjet kryesor për ngushtimin e hendekut gjinor të pagave. Për të arritur barazinë e pagave për të gjithë punëtorët, organizatat duhet të zbatojnë ndryshime në të gjithë sistemin për të luftuar pabarazinë e pagave, si kryerja e auditimeve gjithëpërfshirëse të pagave, që identifikojnë boshllëqet ekzistuese, si dhe ofrimi i politikave më të mira të kujdesit.

Ekspertët thonë se ka mënyra, se si mund ta përdorin transparencën e pagave, si një mjet për të negociuar paga më të mira.

  1. Përdorni transparencën e pagave për të treguar vlerën tuaj – jo për ta përcaktuar atë. Por, gjithashtu duhet të kemi parasysh, se çfarë besojmë se është vlera jonë për tregun.

Latesha Byrd, CEO i agjencisë së zhvillimit të talenteve Perfeqta, e quan këtë vlerën tuaj të drejtë të tregut. Ndërsa mendoni për një rol, pyesni veten: Si përkthehet përvoja ime dhe grupi i aftësive të mia në një pagë të drejtë? Kjo duhet të jetë plotësisht e pavarur nga paga juaj aktuale, sipas Byrd. Dhe duhet të bazohet në informacione, se çfarë paguajnë kompanitë e tjera për role të ngjashme në industrinë tuaj, së bashku me bisedat me rrjetin e kontakteve, kolegët dhe komunitetin tuaj.

  1. Llogaritni koston tuaj të jetesës për të parë nëse diapazoni përshtatet. “Diçka që humbasim kur bisedojmë për një rol pune, është sa janë kostot e jetesë sonë,” tha Samantha Ghanie, menaxhere e burimeve financiare në COOP.
  1. Edhe me një gamë rroge, flisni për shifra konkrete. Në përgjithësi, gratë nuk janë të gatshme të thonë shifra në negociata – edhe kur diapazoni i pagave është i qartë.
  1. Ndërsa diapazoni i pagave mund të jetë i përcaktuar, aftësitë shtesë mund t’ju ndihmojnë të fitoni më shumë. Për shkak se, gratë priren të aplikojnë vetëm për punët për të cilat ndihen plotësisht të kualifikuara, Ghanie beson se ato bëjnë një gabim, duke mos i formësuar përshkrimet e punës sipas aftësive të tyre.
  1. Pasi të jeni në punë, mbani shënime. Studimet e fundit zbulojnë se, pagat për të punësuarit e rinj, janë 7% më të larta se ato të punonjësve aktualë në role të ngjashme – dhe në kombinim me pabarazitë në paga, ky hendek mund të zgjerohet.

Transparenca e pagave ndihmon në afirmimin e asaj, që punëtorët e papaguar më pak, mund të kërkojnë – dhe ndërkohë, që nuk do t’i japë fund paragjykimeve, ose nuk do të mbyllë boshllëqet e pagave, është një mjet tjetër për ta, për të negociuar drejt pagave më të barabarta. Por, pa një angazhim të fortë nga organizatat, për të punuar kundër paragjykimeve sistemike, punonjësit nuk do të jenë në gjendje të negociojnë, pavarësisht se sa i ndihmojnë ligjet e transparencës.

/ Quartz, redaktim i Shqip.al