Në vitin 2024, një rekord prej 4.7 miliardë njerëz parashikohet të udhëtojnë me avion – 200 milionë më shumë se në 2019.

Ndërsa të ardhurat u rritën në rreth 896 miliardë dollarë globalisht vitin e kaluar, linjat ajrore përballen me marzhe fitimi jashtëzakonisht të ulëta. Mesatarisht, ato bënë vetëm 5,44 dollarë fitim neto për pasagjer në 2023.

Sot, industria përballet me trysni nga normat e larta të interesit, problemet e zinxhirit të furnizimit dhe kostot e mëdha të infrastrukturës.

Rrugët kryesore të gjenerimit të të ardhurave në 2023

Më poshtë, renditen linjat ajrore me të ardhurat më të larta, në gjysmën e parë të 2023:

Burimi: Visual Capitalist

Siç mund ta shohim, fluturimet e brendshme, përbënin 6 nga 10 fluturimet, që gjenerojnë më shumë të ardhura, ku Sidnej – Melburn, renditet i pari në përgjithësi, me 1.21 miliardë dollarë.

Në fakt, kjo rrugë po fiton më shumë se dyfishin e niveleve para pandemisë, edhe pse numri i pasagjerëve ka rënë. Linja e fluturimit, dominohet kryesisht nga Qantas dhe Virgin Australia.

Qantas ka arritur marzhe rekord të fitimeve të brendshme, prej 18%, në vitin fiskal që përfundon në qershor 2023. Kostot më të ulëta të karburantit dhe rritja e çmimeve të biletave, ishin faktorët kryesorë në rritjen e të ardhurave.

Për më tepër, Qantas dhe Virgin Australia, janë transportuesit kryesorë për fluturimet midis Melburnit dhe Perthit, një tjetër rrugë me fitime më të larta.

Nju Jork – Londër, një nga rrugët më të ngarkuara dhe më fitimprurëse në botë, gjeneroi 1.15 miliardë dollarë të ardhura, rritje prej 37% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Në përgjithësi, kjo trajektore kishte 3.88 milionë vende të planifikuara për vitin 2023.

Rritja më e lartë e të ardhurave, gjatë kësaj periudhe, ishte për fluturimet Dubai – Riad, me të ardhura që u rritën me 416% nga një vit më parë.

Ky fluturim prej dy orësh, një rrugë shumë fitimprurëse midis qendrave kryesore financiare, është një nga më të ngarkuarat në Lindjen e Mesme. / Visual Capitalist