Disa vende kanë filluar të pranojnë kredencialet e udhëtimit dixhital në vend të pasaportave fizike, siç parashikohet nga Tech Vision 2023 i Accenture. Në fakt, ngjarjet globale, duke përfshirë pandeminë COVID-19, krizën e emigracionit të parregullt dhe ndryshimet klimatike, po rrisin nevojën për zgjidhje dixhitale inovative për të lehtësuar përvojën e udhëtimit.

Me kohë, hapësirë dhe burime të kufizuara, industria e udhëtimit duhet të gjejë mënyra të reja për të miratuar vlerësimin e bazuar në rrezik të udhëtarëve, dhe të largohet nga kontrolli manual i çdo individi. Industria duhet të jetë në gjendje të përqendrojë burimet në zbulimin e rreziqeve dhe kërcënimeve.

Një qasje e bazuar në rrezik, e mundësuar nga AI i sofistikuar, do të kërkojë të dhëna të besueshme, me cilësi të lartë dhe të verifikueshme në të gjithë përvojën e udhëtarit. Kjo nuk mund të arrihet në një sistem, që përfshin kontrolle manuale të kredencialeve të bazuara në letër.

Kredencializimi i të gjithë përvojës së udhëtarit, do t’u japë individëve një përvojë udhëtimi më të thjeshtë, më të sigurt dhe të përmirësuar dhe do t’i mbajë kufijtë më të sigurt dhe të mbrojtur.

Kredencialet dixhitale

Pandemia e COVID-19 ka përshpejtuar gjithashtu miratimin e kredencialeve dixhitale dhe të identitetit, që u mundësojnë udhëtarëve të përdorin pajisje celulare për identifikim, vërtetime, autorizime gjatë gjithë udhëtimeve të tyre.

Sipas një Sondazhi Global të Pasagjerëve të IATA-s, 83% e udhëtarëve do të ndajnë informacionin e tyre të emigracionit, për të shpejtuar procesin e mbërritjes në aeroport dhe 93% janë të interesuar për një program për udhëtarët e besuar, për të përshpejtuar kontrollin e sigurisë. Nevoja për kredencialet dixhitale për të lehtësuar udhëtimin është e qartë.

Deri më tani, rritja e dixhitalizimit të kredencialeve të udhëtimit, nuk ka krijuar domosdoshmërisht udhëtime më efikase apo të pëlqyeshëm.

Autoritetet kufitare shpenzojnë një sasi të konsiderueshme kohe dhe burimesh, duke kontrolluar dhe vërtetuar identitetet dhe deklaratat e udhëtarëve. Sipas “Borders 2030: From Vision to Reality” të Accenture, 54% e udhëtarëve thonë se koha e pritjes në pikat e kontrollit të sigurisë duhet të përmirësohet.

Megjithatë, gjatë viteve të fundit, zgjidhjet e bazuara në standarde për verifikimin e identitetit dhe kredencialet dixhitale, kanë avancuar ndjeshëm.

Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO) po zhvillon standardin e licencës së drejtimit celular, që po fiton shumë vëmendje, veçanërisht në SHBA, ku numri i shteteve që e ofrojnë po rritet me shpejtësi, për shkak të rritjes së kërkesës për forma pa kontakt të ID dixhitale.

Identiteti dixhital i decentralizuar u jep individëve kontroll të plotë të identiteteve të tyre dixhitale dhe ka në thelb privatësinë sipas dizajnit. Me vendosjen e kornizave të duhura të qeverisjes dhe besimit, kjo valë e re e kredencialeve të identitetit dixhital mund të pranohet përtej sektorëve dhe kufijve, të mbështesë një shumëllojshmëri të gjerë ndërveprimesh dhe të ndihmojë në lëvizjen drejt një eksperience udhëtimi plotësisht dixhitale.

Udhëtarët nuk do të kishin më nevojë të ndajnë të njëjtin informacion në mënyrë të përsëritur. Lloji i kredencialit të përdorur për çdo ndërveprim, do të pasqyrojë një kombinim të kërkesave të palëve të interesuara dhe preferencave të përdoruesit.

Disa transaksione do të kërkojnë vetëm një provë të vetme të verifikueshme – që nuk përmban asnjë informacion personal (që vërteton se subjekti është mbi 21 vjeç, për shembull), ndërsa të tjerat mund të kërkojnë një kombinim të provave të verifikueshme, që rrjedhin nga një ose më shumë lëshues, për të përmbushur kërkesat (që vërteton se subjekti ka një vizë të vlefshme, fluturim kthimi dhe pasaportë). Në këto raste, kredencialet dixhitale me fleksibilitet dhe zbatueshmëri në vende të ndryshme, sektorë dhe raste përdorimi do të jenë më të dobishme për udhëtarët.

Vetëm me adoptim masiv mund të realizohen plotësisht përfitimet. Por, si ta arrijmë këtë? Miratimi do të varet nga:

  • Siguria dhe privatësia sipas dizajnit për përdoruesit;
  • Qasja me në qendër njeriun për t’i ofruar lehtësi dhe përfitime përdoruesve,
  • Bashkëpunimi në shkallë globale për të njëtrajtësuar politikat dhe rregullat;
  • Krijimi i politikave dhe ligjeve;
  • Ndërveprueshmëria dhe shkëmbimi i të dhënave.

Pyetja nuk është nëse do të përdoren kredencialet dixhitale të udhëtimit, por se si. Ka një kërkesë në rritje nga udhëtarët, autoritetet dhe sektori privat për të miratuar kredencialet dixhitale të udhëtimit.

Megjithatë, peizazhi i është ende i paqartë, duke kërkuar që udhëtarët të mbajnë gjurmët e kredencialeve të tyre të ndryshme, si dhe ku dhe kur mund të përdoren. E ardhmja e udhëtimit të sigurt dhe pa probleme, ka nevojë për zgjidhje të përqendruara te përdoruesit, duke mundësuar përdorimin e kredencialeve dixhitale të besueshme, të sigurta dhe të ndërveprueshme, që mund të përdoren përtej kufijve dhe sektorëve.

/ The European Sting