Firma e idendtifikimit të fytyrës Clearview, ka bërë gati një milion kërkime për policinë amerikane.

CEO Hoan Ton-That zbuloi gjithashtu se Clearview tani ka 30 miliardë imazhe, tëcilat janë fshirë nga përdoruesit, nga platforma të tilla si Facebook, të marra pa lejet e përdoruesve.

Kompania është gjobitur vazhdimisht me miliona dollarë në Europë dhe Australi, për shkelje të privatësisë.

Kritikët argumentojnë se përdorimi i Clearview nga policia, i vendos të gjithë në një “renditje të përhershme në polici”.

“Sa herë që ata kanë një foto të një të dyshuari, do ta krahasojnë atë me fytyrën tuaj,” thotë Matthew Guariglia nga Electronic Frontier Foundation. “Është shumë invazive.”

Shifra prej një milion kërkimesh, vjen nga Clearview dhe nuk është konfirmuar nga policia. Por në një deklaratë të rrallë, Policia e Miamit ka konfirmuar, se përdor këtë softuer për çdo lloj krimi.

Sistemi i Clearview, lejon një klient të zbatimit të ligjit, të ngarkojë një foto të një fytyre, në një bazë të dhënash me miliarda imazhe të mbledhura.

Më pas, ofron lidhje ku shfaqen në internet imazhet që përputhen. Konsiderohet si një nga kompanitë më të fuqishme dhe më të sakta të njohjes së fytyrës në botë.

Për shumicën e kompanive amerikane, kompanisë i është e ndaluar të shesë shërbimet e saj, pasi Unioni Amerikan i Lirive Civile (American Civil Liberties Union, ACLU) e paditi Clearview AI në gjykatë në Illinois, për shkelje të ligjit të privatësisë.

Por ka një përjashtim për policinë, dhe zoti Ton-That thotë se softueri i tij përdoret nga qindra forca policore në të gjithë SHBA.

Policia në SHBA nuk pohon nëse e përdorin softuerin dhe ky i fundit, është i ndaluar në disa qytete të SHBA-së, duke përfshirë Portland, San Francisko dhe Seattle.

Përdorimi i identifikimit të fytyrës nga policia është sqaruar, se përdoret vetëm për krime të rënda ose të dhunshme.

Në një intervistë të rrallë me organet e zbatimit të ligjit në lidhje me efektivitetin e Clearview, Policia e Miami tha se ata përdorën softuerin për çdo lloj krimi, nga vrasjet deri te vjedhjet në dyqane.

Ndihmës shefi i policisë Armando Aguilar tha, se ekipi i tij përdorte sistemin rreth 450 herë në vit dhe se ai kishte ndihmuar në zbardhjen e disa vrasjeve.

Megjithatë, kritikët thonë se nuk ka pothuajse asnjë ligj rreth përdorimit të njohjes së fytyrës nga policia.

Identitet i gabuar

Ka një pjesë të vogël të rasteve të dokumentuara të identitetit të gabuar, duke përdorur programin e identifikimit të fytyrës nga policia. Megjithatë, mungesa e të dhënave dhe transparenca rreth përdorimit të policisë, do të thotë se shifra e vërtetë ka të ngjarë të jetë shumë më e lartë.

Ton-That thotë se nuk është në dijeni të ndonjë rasti të identifikimit të gabuar duke përdorur Clearview. Ai pranon se policia ka bërë arrestime të gabuara duke përdorur teknologjinë e njohjes së fytyrës, por ia atribuon ato policëve të paaftë.

Clarview shpesh tregon për kërkime, që tregojnë se ka një shkallë saktësie afërsisht 100%. Por këto shifra shpesh bazohen në fotografi.

Në realitet, saktësia e Clearview varet nga cilësia e imazhit që futet në të, problem të cilin zoti Ton-That e pranon.

Aktivistët e të drejtave civile duan që forcat policore që përdorin Clearview, të thonë hapur kur përdoret – dhe që saktësia e tij të testohet hapur në gjykatë. Ata duan që algoritmi të shqyrtohet nga ekspertë të pavarur dhe janë skeptikë ndaj pretendimeve të kompanisë.

Kaitlin Jackson është avokate e mbrojtjes penale me bazë në Nju Jork, e cila bën fushatë kundër përdorimit të programeve të identifikimit të fytyrës nga policia.

Vitin e kaluar, në Florida, akuzat kundër Andrew Conlyn nga Fort Myers, u rrëzuan pasi Clearview u përdor për të gjetur një dëshmitar vendimtar.

-Conlyn ishte pasagjeri në makinën e një miku në mars 2017, kur ajo u përplas me palma me shpejtësi të madhe.

Shoferi u hodh nga makina dhe u vra. Një kalimtar e tërhoqi zotin Conlyn nga rrënojat, por u largua pa bërë një deklaratë.

Edhe pse zoti Conlyn tha se ai ishte pasagjeri, policia dyshoi se ai kishte qenë në drejtim të mjetit dhe u akuzua për vrasje me automjet.

Avokatët e tij kishin një imazh të kalimtarit nga pamjet e kamerës së trupit të policisë. Pak para gjyqit të tij, Z. Ton-That lejoi që Clearview të përdoret në këtë rast.

“Kjo inteligjencë artificiale e shfaqi atë në tre deri në pesë sekonda,” tha avokati mbrojtës i zotit Conlyn, Christopher O’Brien. “Ishte fenomenale.”

Dëshmitari, Vince Ramirez, bëri një deklaratë se ai e kishte hequr z. Conlyn nga vendi i pasagjerit. Menjëherë pas kësaj, akuzat u hoqën.

Por edhe pse ka pasur raste kur Clearview është vërtetuar se ka funksionuar, disa besojnë se ka një çmim shumë të lartë.

“Clearview është një kompani private që po bën printime fytyrash të njerëzve, bazuar në fotot e tyre në internet pa pëlqimin e tyre,” thotë zoti Guariglia.

“Është një problem i madh për liritë dhe të drejtat civile, dhe absolutisht duhet të ndalohet.” / BBC