Dy seri të reja televizorësh, të gjithë me një design shumë të ngjashëm me modelet që janë prezantuar dhe parë në televizorët e gamës XF90 e XF85. Sony prezantoi sot gjashtë televizorë të rinj që pasurojnë linjën TV 4K e HDR, me dy modele me ekran 60 dhe 70 inç, të serisë XF83 dhe katër modele duke filluar nga 43 inç deri në 65 inç, të serisë XF70.

Të gjesh ndryshimet nuk është e thjeshtë. Mes XF83 dhe XF85, ndryshimi duhet të jetë vetëm në design dhe dimensione: procesori X1, Android TV, Triluminous dhe X-Reality Pro për të përmirësuar kontrastin e imazhit në fazë upscaling janë në fakt identike, po ashtu edhe për video.

XF70 është në fakt versioni pa Android TV i XF75; në vend të sistemit operativ të Google është një platformë smart Sony, me Netflix, Youtube dhe browser internet si aplikacion.

Kjo seri do të jetë e disponueshme në formatin 43, 49, 55 dhe 65 inç dhe është një kompromis i mirë në termat cilësi / çmim për ata që kanë një USB Chromecast, USB Amazon apo një dekord të jashtëm Xbox apo PS4 Pro.

Seria e televizorëve 4K HDR Sony XF83 e XF70 do të jenë të disponueshëm gjatë pranverës.