Është një nga rrugët më të bukura në një prej peizazhet më mahnitëse të Italisë. Via dell’Amore (Rruga e Dashurisë), shtrihet përgjatë shpatit të shkëmbit në Cinque Terre, dhe lidh dy nga fshatrat e famshëm bregdetar të rajonit. Ajo shihet si simboli i Cincue Terre.

Megjithatë, shtegu 1 km ka qenë mbyllur që nga viti 2012, kur u dëmtua nga rrëshqitjet e dheut dhe rënia e gurëve. Në vitin 2018, një stuhi dëmtoi më tej vendkalimin.

Tani, pas një projekti restaurimi prej 22 milionë eurosh, një seksion fillestar i shtegut, është hapur për verën e vitit 2023. Shtegu i plotë është planifikuar të rihapet vitin e ardhshëm. Nëse jeni të interesuar të vizitoni Via dell’Amore këtë verë, ja çfarë duhet të dini.

 

Rruga e dashurisë

Për dekada, Via dell’Amore ishte një nga tërheqjet kryesore të Cinque Terre: pesë fshatra bregdetare në rajonin verior të Liguria.

Zona – një park kombëtar – gëzon statusin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, për mënyrën me të cilën banorët kanë zbutur tokën gjatë 1000 viteve të fundit, duke ndërtuar tarraca në shkëmbinjtë e thepisur, për të kultivuar hardhi dhe ullinj.

Shtegu tërhoqi çiftet me emrin e tij romantik (“rruga e dashurisë” ose “korsia e të dashuruarve”), si dhe udhëtarët e tjerë, për shkak të vendndodhjes së saj në fshatra, dhe jo në majat e shkëmbinjve, siç janë shtigjet e tjera të famshme të zonës.

160 metrat e parë të shtegut, janë tani të hapura deri më 30 shtator. Vajtja atje bëhet vetëm me rezervim, midis orës 9 të mëngjesit dhe 19:00, me turne me guidë. Kostoja është 5 €.

Hapja tre mujore është një “eksperiment”, tha kryebashkiakja i Riomaggiore Fabrizia Pecunia, duke shtuar se ata duan ta kthejnë atë në një pjesë të një “muzeu” të lidhur me vende të tjera kulturore.

“Ne jemi të mbytur nga turizmi ‘i shpejtë’, kështu që duhet të ndryshojmë atë që po ofrojmë, të rrisim cilësinë dhe t’u transmetojmë vizitorëve atë, që është Cinque Terre. Ky mund të jetë instrumenti më i mirë, për ta bërë këtë”, tha ajo.

Edhe pse shtegu është një ëndërr në Instagram, kushdo që dëshiron foto, do të duhet të mësojë për historinë e zonës përpara se të fillojë të shkrepë.

 

Përfitime shtesë

Bileta përfshin edhe mundësinë për të vizituar kështjellën e Riomaggiore, pjesa më e lartë e fshatit, me idenë që të shpërndahen vizitorët, në vend që t’i grumbullojnë në një vend.

Ata gjithashtu do të jenë në gjendje të kthehen në Via dell’Amore, në mënyrë të pavarur, pasi të kenë mbaruar orët e vizitave – koha e përsosur për të fotografuar perëndimin e diellit. Rruga do të jetë e mbyllur për të gjithë të tjerët, përveç vendasve.

Nëse projekti është i suksesshëm, ata synojnë ta hapin rrugën plotësisht në korrik 2024.

“Turistët nuk mund të vijnë këtu, pa e ditur se çfarë është zona,” tha Pecunia.

Vitin e kaluar, rreth tre milionë turistë vizituan zonën, e cila ka një popullsi prej rreth 4,000 banorësh.

“Duhet të përpiqemi të gjejmë ekuilibrin dhe të kemi guximin të ndërhyjmë,” shtoi ajo. / Monitor