Ky ishull evropian po u kërkon turistëve të fikin telefonat këtë verë…

 

Një ishull në Finlandë dëshiron të bëhet zona e parë turistike në botë pa telefona.

Finlanda ka mbretëruar si “vendi më i lumtur në botë” për gjashtë vjet me radhë. Nuk duhet të jetë befasi duke pasur parasysh se kombi nordik përmban vende të panumërta mahnitëse për udhëtime të paharrueshme, duke ftuar finlandezët dhe të huajt të zhyten në bukurinë në pushimet e tyre.

Çdo verë, miliona përdorues të mediave sociale fotografojnë dhe ndajnë pushimet e tyre në internet. Por nëse jeni të lodhur duke menduar për Instagramin e pushimeve perfekte ose dëshironi të shkëputeni nga emailet e bezdisshme të punës ndërsa jeni jashtë zyrës, atëherë Ulko-Tammio është destinacioni për ju.

I vendosur në Gjirin Lindor të Finlandës, ishulli i vogël e ka shpallur veten një zonë ‘pa telefona’.

“Ishulli Ulko-Tammio, i cili ndodhet në brigjet e Haminës, do të jetë një zonë pa telefona këtë verë,” thotë Mats Selin, nga bordi turistik i Visit Kotka-Hamina, bwjnw me dije mediat vendase. “Ne duam t’i nxisim pushuesit të fikin pajisjet e tyre inteligjente, të ndalojnë dhe të shijojnë sinqerisht ishujt dhe atw ccfarw natyra ofron.”-vijon z. Selin.

Sipas tij, largimi i telefonave do tw bwhet vullnetarisht, për një ndryshim, ku do tw mund tw përqendroni shqisat në natyrë dhe jo në telefona. Më tej, ai shtoi se kjo është një iniciativë shumw e rwndwsishme, e cila mund të zbatohet edhe në destinacione të tjera natyrore dhe rekreative.

Gjatë viteve të fundit, është kthyer në një tendencë për të ndarë çdo moment të pushimeve në mediat sociale, ndërkohë që momentet boshe i kushtohen shpesh scroll-it, duke zvogëluar kështu lidhjet ndwrnjerwzore ose lidhjen me natyrwn.

Sipas mediave vendoase, ishulli dëshiron të shërbejë si shembull për të treguar se ka përfitime aktuale nga pushimet nga mediat sociale.

Thuhet se edhe një ‘agjërim’ i shkurtër digjital mund të jetë i dobishëm dhe të përmirësojë mirëqenien e dikujt. Pra, nëse edhe ju jeni gati për këtë sfidë dhe nuk mund ta vizitoni këtë ishull së shpejti, provojeni në shtëpi për ca kohë.

Për të gjithë ata që duan të shkojnë jashtë rrjetit në Ulko-Tammio, ata mund të bëjnëecjeje, të vizitojnë parqet kombëtare dhe të shohin shumë kafshë të egra. Vizitorët gjithashtu mund të zgjedhin të qëndrojnë gjatë natës në ishull ose në një kabinë ose tenda./CNN TRAVEL