Drejtuesi ekzekutiv i firmës bankare të investimeve Jefferies, ndan mençurinë e tij në mediat sociale, për praktikantët, që punojnë në Wall Street.

Jefferies, e cila raportoi të ardhura totale neto prej 1.28 miliardë dollarë, sipas raportit financiar të fundit të tremujorit të parë të marsit 2023, do të presë klasën e fundit të praktikantëve, në një program 10-javor me një pagë të vlerësuar prej 110,000 dollarë për periudhën e praktikës, bazuar në postimin e punës në faqen e saj të internetit.

CEO Richard Handler, i cili ka qenë në krye të kompanisë 60-vjeçare për 22 vjet, u shfaq në mediat sociale për të ofruar këshilla, për grupin e ri të punonjësve në Wall Street.

 

Në vazhdim do të lexoni 15 këshilla, që ai thotë se do të donte, që t’i kishin dhënë kur filloi punë për herë të parë:

 

1. Mos kini frikë se pyetjet tuaja do të perceptohen si dobësi.

2. Praktikantët më të mirë, do të jenë gjithmonë ata, që nuk përpiqen të duken mirë në kurriz të të tjerëve.

3. Mund t’ju duhet të kërkoni ndihmë nga të tjerët, për të marrë përgjigjet që ju nevojiten.

4. Mos u frikësoni nga askush në kompani, pasi ne të gjithë jemi njerëz të vërtetë, që bëjmë më të mirën që mundemi çdo ditë.

5. Nuk ka pyetje të kota, por kini parasysh se çfarë po ndodh kur pyesni.

6. Gjithmonë kontrolloni punën tuaj, përpara se ta dërgoni atë. Madje, kontrollojeni dy herë.

7. Mësoni diçka për të gjitha fushat e tjera të kompanisë.”

8. Gjithçka lidhet me qëndrimin.

9. Tani jeni në botën e vërtetë.

10. Merrni në pronësi shëndetin tuaj mendor dhe fizik, si dhe flisni nëse keni nevojë për ndihmë.

11. Klientët janë gjaku ynë.

12. Ka shumë arsye, pse diçka mund të mos bëhet, dhe kjo nuk është reflektim mbi potencialin e karrierës suaj.

13. Pasuria më e çmuar, që keni sot dhe gjatë gjithë jetës, është reputacioni.

14. Nuk jeni më në universitet. Ti je i rritur dhe ne do të të trajtojmë si të tillë.

15. Ata që mendojnë se po konkurroni me njëri-tjetrin, dhe jo që po mësoni nga njëri-tjetri, do të humbasin.

/ Monitor