Ju jeni duke punuar shumë dhe me përkushtim, për të ndërtuar karrierën, por me siguri nuk po shfrytëzoni pushimet – një numër i konsiderueshëm njerëzish, humbasin ditët e pushimit.

Ndërsa etika dhe përgjegjësia ndaj punës janë të admirueshme, heqja dorë nga pushimet, mund të jetë duke kontribuar në burnout dhe duke dëmtuar shëndetin, lumturinë dhe, për ironi, përparimin tuaj në punë.

Me pasigurinë në lidhje me ekonominë dhe inflacionin – dhe lajmet për pushimet nga puna dhe reduktimet e stafit të profilit të lartë, është e natyrshme të jesh veçanërisht i kujdesshëm për të performuar shkëlqyeshëm dhe për të shfaqur përkushtim.

Por, është gjithashtu e rëndësishme të kuptoni, se çlodhja është kritike për mirëqenien dhe suksesin tuaj.

 

Sakrifikimi i pushimeve

Plot 46% e njerëzve, marrin më pak pushime sesa u lejohet, sipas Pew Research. Edhe më shqetësuese, 39% e punonjësve amerikanë, raportojnë se nuk kanë bërë pushime gjatë 12 muajve të fundit.

Dhe ata, që kanë më shumë gjasa të kenë humbur më shumë janë punonjësit më të rinj dhe ata me të ardhurat më të ulëta, sipas një sondazhi nga Eagle Hill Consulting.

Kur marrin pushimet, 56% e punonjësve janë në gjendje të shkëputen plotësisht, por 27% thonë se vazhdojnë të kontrollojnë emailet dhe mesazhet e punës.

Dhe disa njerëz, besojnë se nuk kanë nevojë fare për pushim – me 52% që raportojnë se nuk kanë nevojë për pushime, bazuar në Pew Research.

Sigurisht, rrallëherë është e vërtetë, që pushimet nuk janë të nevojshme, pasi ato zbusin ndjenjën e burnout.

Burnout zakonisht shoqëron depresionin dhe karakterizohet nga tre përvoja klasike: ndjenja e bllokimit – sikur nuk ke ku të shkosh në kompani; ndjenja cinike – me një këndvështrim negativ ose pesimist; dhe të ndjerit joefektiv – sikur asgjë që bëni, nuk është bërë mjaftueshëm e mirë.

Marrja e pushimeve mund të ndihmojë me secilën nga këto.

 

Ndryshoni situatën ku keni ‘ngecur’

Një simptomë e depresionit, është ndjenja se bota po mbyllet dhe gjithashtu, burnout mund t’ju japë përshtypjen se nuk keni ku të shkoni. Ju ndiheni se keni ngecur në rolin tuaj ose jeni të kufizuar në karrierën tuaj. Pushimet mund të ndihmojnë, sepse ju largojnë nga kjo ndjesi.

Gjatë pushimeve të mira, ju kujtohet gjithçka, që keni jashtë mjedisit të punës, dhe kjo mund të përforcojë rëndësinë e familjes, miqve dhe gjithçkaje tjetër, që jeta ka për të ofruar.

Bëni pushime. në mënyrë që të mund të dilni nga e përditshmja dhe të kërkoni përvoja në natyrë dhe me njerëzit, që ju kujtojnë atë që ekziston jashtë vetes suaj, duke zgjeruar horizontet tuaja.

 

Përmirësoni gjendjen shpirtërore

Burnout karakterizohet gjithashtu nga ndjenja e dëshpërimit, dhe pushimet mund të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes shpirtërore dhe mënyrën si i shihni gjërat.

Plot 75% e njerëzve, thonë se pushimet përmirësojnë shëndetin e tyre mendor dhe 49%, thonë se pushimet kontribuojnë edhe në shëndetin e tyre fizik. Kjo gjithashtu rrit kënaqësinë në punë, sipas një sondazhi nga Ceridian.

Një sondazh nga Muse, zbuloi se për 20% të njerëzve, aktiviteti fizik kontribuoi në shëndetin dhe mirëqenien e trurit të tyre.

Zakonet e tjera të shëndetshme gjithashtu, kontribuojnë pozitivisht në gjendjen tuaj. Këto përfshijnë gjëra të tilla si, ushqimi i shëndetshëm (për 28% të njerëzve), aktivitetet e kohës së lirë (20%) dhe të flini herët (14%), sipas Muse.

Të gjitha këto, mund të jenë më të lehta për t’u bërë, kur jeni me pushime. Përqafoni zakone të reja, kur jeni larg punës dhe ndjeni përfitimet e ‘shërimit’ nga burnout.

 

Rritni efektivitetin

Pushimet mund të jenë gjithashtu një antidot i mrekullueshëm, për ndjenjat e joefektivitetit, që priren të vijnë së bashku me burnout.

Fatkeqësisht, njerëzit i shmangin pushimet për shkak të presionit të vetë-imponuar, për të qëndruar në krye të punës (33% e njerëzve) dhe për shkak të ngarkesës së madhe të punës (29%), sipas sondazhit Eagle Hill.

Dhe 49% shqetësohen, se do të mbeten prapa nëse marrin pushim, bazuar në të dhënat nga Pew Research.

Por, kur largoheni, ju në fakt rritni aftësitë tuaja dhe rifreskoni të menduarit. Njerëzit në studimin Ceridian (46% e tyre), raportuan se duke bërë pushime, përmirësonin produktivitetin.

Përqendrimi rritet kur mendja është e freskët dhe krijimitaria rritet nga përjetimi i përvojave të ndryshme.

 

Merrni parasysh besueshmërinë tuaj

Sigurisht, punëdhënësi është gjithashtu një faktor, në mundësinë për të marrë kohë dhe për t’u shkëputur vërtet.

Sipas Pew Research, 19% mendonin se koha larg punës, do të dëmtonte mundësitë për përparim dhe 16%, ishin të shqetësuar për humbjen e punës.

Menaxherët dekurajuan 12% të njerëzve, që të merrnin pushim. Dhe 43% hoqën dorë nga pushimetn sepse nuk donin që kolegët të merrnin punë shtesë.

Porn kini parasysh se nëse arrini më shumë në përgjithësi dhe jeni më energjikë dhe pozitivë për punën tuaj – si rezultat i largimit me pushime – këto do të kontribuojnë në besueshmërinë dhe përparimin tuaj.

Përveç kësaj, nëse bëni më shumë gjatë kohës kur punës, do të ketë më pak punë për kolegët, që do të mbulojnë punën tuaj kur të jeni larg.

 

Pushime pa Burnout

Performanca e shkëlqyer kontribuon në vetëvlerësim dhe lumturi. Por, pranoni gjithashtu se pushimet, janë një mënyrë e rëndësishme për të larguar ndjenjën e burnout – ose për ta shmangur atë në radhë të parë.

Merrni kohë dhe dijeni se çlodhja do të jetë e mirë për ju, por gjithashtu e mirë për performancën dhe kënaqësinë tuaj të përgjithshme. / Monitor