LASSE SALLING, TIVOLI GARDENS

Pavarësisht nëse udhëtoni vetëm apo me familjen, dhe planifikoni një një pushim magjik të mbushur me argëtim, si për prindërit ashtu edhe për fëmijët, parqet tematike kanë diçka për të gjithë.

Kjo listë e parqeve argëtuese më të mira në Europë, nxjerr në pah disa nga pikat më të bukura, emocionuese dhe argëtuese, për t’u vizituar në të gjithë kontinentin.

Kopshtet Tivoli, Danimarkë

Një nga parqet argëtuese më të vjetra në botë, Tivoli Gardens është një atraksion, që duhet vizituar, në zemër të Kopenhagës.

Parku daton në vitin 1843 dhe ka lojëra argëtuese, teatro dhe restorante të vendosura nëpër kopshtet e bukura.

Gjatë pushimeve, parku është tepër magjik, sidomos gjatë festivalit vjetor, kur skena ndriçon me dekorime.

Efteling, Holandë

MARIJN DE WIJS, EFTELING

Efteling është parku më i madh në Holandë dhe një nga parqet argëtuese më të vizituara në Europë.

Lojërat argëtuesese kanë tematikën e folklorit dhe përrallave holandeze, duke përfshirë një pyll përrallash prej 15 hektarësh, me më shumë se dyzetë skena.

Europa-Park, Gjermani

HANS-JOERG HAAS, EUROPA-PARK

Parku më i madh tematik i Gjermanisë, Europa-Park, është pikërisht ashtu siç tingëllon – një park argëtimi me temë europiane.

Europa-Park ka mbi 100 lojëra dhe 18 zona tematike, ku 15 prej tyre përfaqësojnë vende dhe rajone të ndryshme anembanë Europës.

Astérix Park, Francë

SYLVAIN CAMBON, PARC ASTÉRIX

Franca ka disa parqe të mëdha tematike, ku shumë prej tyre mund të vizitohen brenda ditës dhe ndodhen pranë Parisit.

Astérix Park ofron një përvojë të veçantë; është i bazuar në serinë komike franceze “Astérix” dhe ka 42 atraksione.

PortAventura Park, Spanjë

PORTAVENTURA WORLD PARKS & RESORT

I vendosur në bregdet, vetëm një orë larg, në jug të Barcelonës, Parku PortAventura ka gjashtë zona, me temë nga Kina, Polinezia, Meksika, Mesdheu, Perëndimi i Largët (Ëild Ëest) dhe Sesame Street, me shumë lojëra argëtuese për të gjithë familjen.

Alton Towers Resort, Angli

JON PARKER LEE, ALTON TOWERS RESORT

I vendosur në fshatin Staffordshire, Alton Towers dikur ishte pronë private me një histori, që daton qindra vjet më parë.

Vizitorët mund të eksplorojnë ende kullat (tani të mbushura me atraksione) dhe kopshtet, si dhe të përjetojnë lojërat emocionuese dhe shëtitjet e këndshme për fëmijët, në këtë park tematik në Mbretërinë e Bashkuar. / Monitor