Lëvizja Vetëvendosje është shpallur fituese e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Partia e Albin Kurtit ka marrë shumicën e votave të qytetarëve të Kosovës. E dyta nder partitë më të votuar ka mbetur LDK-ja, duke e lënë prapa PDK-në e Kadri Veselit.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e shpalli Vetëvendosjen fituese të zgjedhjeve të sotme parlamentare. Ai ka thënë se partia e tij i marrë shumicën e votave të qytetarëve të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje ka rezultuar e para në renditje më 25.7 për qind të votave të numëruara. LDK më 24.92%, pasuar nga PDK-ja më 21.29%.
Koalicioni AAK-PSD po qëndron në të njëjtën përqindje të votave, atë 11.59. Derisa, koalicioni tjetër NISMA-AKR ka rënë sërish në përqindje, duke qëndruar ende nën prag zgedhorë më 4.95% të votave.

KQZ ka numëruar rreth 800 mijë fletëvotime gjithsej, derisa 796.6 mijë prej tyre janë të vlefshme.