Komisioni Europian lancoi këtë të hënë një paketë të re ndihme në vlerën e 232 milionë euro për të rritur gatishmërinë globale dhe në ndihmë për parandalimin e koronavirusit Covid-19.

Nga kjo shumë, 114 milionë euro do të mbështesin Organizatën Botërore të Shendetësisë(OBSH).

Kjo ka për qëllim të forcojë gatishmërinë për punën e urgjencës publike dhe punën e reagimit në vendet me sisteme të dobëta shëndetësore dhe rezistencë të kufizuar. Një pjesë e këtij financimi i nënshtrohet marrëveshjes së autoriteteve buxhetore të BE-së.

Një total prej 15 milionë euro është planifikuar të ndahet në Afrikë, përfshirë Institutin Pasteur Dakar, Senegal për të mbështetur masa të tilla si diagnoza e shpejtë dhe mbikëqyrja epidemiologjike.

Një shumë prej 100 milionë euro, nga të cilat deri në 90 milionë euro do të jenë për Partneritet Publik Privat me industrinë farmaceutike dhe 10 milionë për hulumtime në epidemiologji, diagnostikim, terapi dhe menaxhim klinik në kontroll dhe parandalim.

Tre milion euro janë ndarë në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE për fluturimet e riatdhesimit të qytetarëve të BE-së nga Wuhan, Kinë.

Pas zhvillimeve në Itali, Komisioni Evropian po rrit mbështetjen e tij për shtetet anëtare në kontekstin e punës së vazhdueshme për përgatitjen, kontigjencën dhe planifikimin e reagimit, tha Komisioni.

“Duke pasur parasysh situatën në zhvillim e sipër, ne jemi të gatshëm të rrisim ndihmën tonë. Në këtë drejtim, një mision i përbashkët ekspertësh nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve dhe nga Organizata Botërore e Shëndetit do të nisen për në Itali këtë javë për të mbështetur autoritetet italiane”, deklaroi Stella Kyriakides, Komisionerja për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit./Euronews

MONITOR.AL