Nga korridoret e vogla, deri te rrugët kryesore, këto janë rrugët, që ia vlen të shëtisni – sipas ekipit global të ekspertëve vendas të Time Out.

Rrugët janë zemra e jetës lokale; ato janë vendi ku bashkohen komunitetet, ku bizneset e reja lokale bëhen pika kryesore dhe ku njerëzit dalin, kalojnë kohën e lirë dhe argëtohen.

Pra, cilat janë rrugët më interesante në botë, që ia vlen të vizitoni? Për të gjetur përgjigjen, ekipi global i redaktorëve dhe kontribuesve ekspertë vendas të Time Out, krijoi një rast për rrugën më interesante në qytetin e tyre.

Oranienstraße, Berlin

Ditën apo natën, ka shumë gjëra që ndodhin në Oranienstraße. Në mbrëmje, njerëzit dëfrejnë në një nga klubet me famë botërore të Berlinit. Vizitoni Café Luzia, ose barin Franken, të mbuluar me grafite dhe punk-rock. Dashamirësit e historisë së muzikës, duhet të ndalen tek SO36, streha e kaluar e mega-yjeve, David Bowie dhe Iggy Pop.

Sot, kjo hapësirë përfshin gjithçka, disko, salla balloje, si dhe eventin mujor LGBTQ+ Gayhane. Gjatë ditës, mund të bëni disa blerje nëpër në dyqane si Vintage Living dhe Kleiderei.

Rua da Boavista, Lisbonë

Pak lagje në Lisbonë, kanë jetuar aq shumë sa Cais do Sodré, një lagje që është rritur përtej trashëgimisë së saj të jetës së natës dhe është bërë një vend për të bërë blerje lokale, për të ngrënë një vakt me miqtë.

Rua da Boavista, përfaqëson shumë mirë kapitullin e ri të lagjes: një rrugë qendrore, ku sipërmarrjet e reja për të ngrënë, pirë dhe për të bërë blerje, mbijnë gjatë gjithë kohës.

Rruga Gerrard, Londër

Burimi: Shutterstock

Ditët e sotme, ndikimi kinez në kulturën tonë mund të shihet, dëgjohet dhe shijohet në të gjithë kryeqytetin Britanik. Ka restorante të mahnitshme, me kuzhina rajonale deri tani të panjohura, në çdo cep të hartës së metrosë.

Por, Chinatown, ai në Soho, është i veçantë, si për nga rëndësia e tij historike, ashtu edhe për nga rilindja, e fuqizuar nga mediat sociale. Disa vite më parë, pas pandemisë, londinezët vërtet kishin frikë për mbijetesën e saj. Sot, Rruga Gerrard, është ndoshta pjesa më e gjallë e Londrës.

Rruga Conde Duque, Madrid

E lënë në hije nga Malasaña fqinje, Conde Duque ka qenë e panjohur deri vonë – ashtu si kjo rrugë, e cila i jep emrin e saj lagjes. Falë zhurmës së aktivitetit rreth Qendrës Kulturore Condeduque, një ish-kazermë ushtarake e kthyer në një sallë ekspozite, teatër, kinema verore (dhe shumë më tepër), zonës tani i është dhënë një jetë e re.

Duket se forca magnetike e këtij institucioni, ka tërhequr pafund dyqane, bare dhe restorante të reja, të cilat e kanë kthyer rrugën Conde Duque, në një nga zonat më trendi të kryeqytetit.

Rue de Belleville, Paris

Burimi: Flickr, Eole Wind

Rue de Belleville, është arteria kryesore që kalon nëpër ish fshatin Belleville. Dikur shtëpia e një teleferiku, rruga ngjitet deri në pikën më të lartë të kodrës më të lartë në Paris (prandaj emri ‘Belle Vue’, që do të thotë pamje e bukur). Dhe rrugës nuk i mungon bukuria: në kryqëzimin me Rue des Pyrenées, Kulla Eifel duket magjike.

Rue de Belleville është kaq e popullarizuar midis vendasve, sepse aty ndodhen disa nga baret më të mira në kryeqytet, dhe në qendër të Chinatown Belleville, ka gjithashtu shumë gjëra të shijshme për të ngrënë.

Rruga Camden, Dublin

Vetëm dhjetë minuta shëtitje nga qendra e mbushur me turistë e qytetit, rruga Camden dhe zona përreth saj është një lagje, që ka ruajtur pamjen e saj, pavarësisht se është bërë ‘një pikë e nxehtë’.

E ndodhur pranë shtëpisë stërgjyshore të George Bernard Shaw, Camden Street karakterizohet nga bare, art me tematikë politike dhe shumë restorante.

Rruga Troon, Athinë

Burimi: Demetrios Ioannou

Duke tërhequr një përzierje artistësh, stilistësh, muzikantësh dhe nomadësh dixhitalë bohemianë, Petralona është bërë një nga lagjet rezidenciale më të dëshirueshme të Athinës, gjatë dekadës së fundit. Gjithnjë e më shumë, në zemër të të gjithë kësaj është Troon, i cili shkon nga Thissio dhe observatori në Kodrën e Filopappos, deri te sheshi jugor Merkouri.

Kodra e bukur, ka nga vila klasike, blloqe apartamentesh retro dhe një valë të re ndërtesash rezidenciale arkitekturore. Vendasit miqësorë, kalojnë kohën në tavernat klasike dhe bareve.

Rruga duket se kap në mënyrë të përsosur, ndryshimin aktual në energjitë e kryeqytetit grek – duke shkrirë sharmin e botës së vjetër të qytetit, me zhvillimet interesante të artit bashkëkohor. / Time Out