Marrëdhëniet kuptimplota me kolegët, mund t’ju bëjnë më të lumtur dhe të shmangni burnout. Mund t’ju ndihmojnë gjithashtu, të ndërtoni një karrierë më të suksesshme.

Studimet kanë treguar vazhdimisht, se të qenit i pëlqyer në punë, mund të ndikojë pozitivisht në përparimin në karrierë, nga negocimi për rritjen e pagës, deri tek ngritja në detyrë.

Të bëhesh më i pëlqyeshëm në punë, është aftësi, që çdokush mund ta përvetësojë, thotë Juliette Han, neuroshkencëtare e trajnuar në Harvard dhe profesore ndihmëse në Columbia Business School, si dhe këshilltare akademike në Shkollën Mjekësore të Harvardit.

Sipas Han, çelësi, që njerëzit shumë të suksesshëm, përdorin për të krijuar lidhje më të forta me njerëzit në punë është se, ata gjejnë gjuhën e përbashkët me kolegët.

Han nuk ju sugjeron të keni patjetër të njëjtat hobi ose interesa, si eprori ose kolegët, për të ecur përpara në karrierë. Në vend të kësaj, kërkoni mundësi të vogla, për t’u lidhur me kolegët tuaj në bisedë.

Të shprehësh mirënjohje, të ofrosh komplimente dhe të kërkosh këshilla për çështje, që lidhen me punën, janë të gjitha mënyra të thjeshta për të ndërtuar marrëdhënie me të tjerët.

Për shembull, nëse një koleg ju falënderon për ndihmën tuaj për diçka, mund të thoni:

“Nuk ka problem, e di që do të bëje të njëjtën gjë për mua.”

Siç shpjegon Han, “Të tregosh se kujdesesh për ta dhe t’u kujtosh, se jeni një ekip, është një nga mënyrat më të lehta, për t’i bërë njerëzit të ndihen të vlerësuar dhe të duan t’ju mbështesin në punë.”

Për të lënë një përshtypje pozitive te menaxheri, merrni parasysh të kërkoni perspektivën e tyre, për një detyrë, në të cilën jeni angazhuar ose një sfidë, që po hasni.

Dy pyetje, që mund të përdorni, për të nisur një bisedë produktive me menaxherin tuaj janë:

“Ju keni menaxhuar shumë mirë situata të ngjashme, çfarë do të këshillonit për këtë situatë?”

“Dua të kuptoj më mirë, se si ky projekt përshtatet me qëllimet kryesore të ekipit tonë, cili është këndvështrimi juaj për këtë?”

Han thotë se këto pyetje, tregojnë se ju i besoni ekspertizës së eprorit.

Nëse jeni caktuar në një projekt me eprorin, merrni parasysh t’i drejtoheni kështu:

“Jam shumë i emocionuar, që do të punojmë për këtë së bashku. Si mund t’ju mbështes më së miri në këtë detyrë?”

“Ju duhet të keni një dialog të qartë dhe të hapur, me njerëzit me të cilët punoni, për të treguar se i dëgjoni dhe respektoni mendimet e tyre,” shpjegon Han. “Njerëzit nuk e bëjnë mjaftueshëm, edhe pse përmirëson bashkëpunimin dhe gjithashtu mund të zvogëlojë mundësitë për konflikt.”

Asnjëherë nuk është keq, t’i bësh dikujt një kompliment. Lavdërimi i dikujt për një prezantim, etika e tyre e punës, ose një aftësi që ata kanë zotëruar, mund të ndihmojë shumë.

“Një nga arsyet më të zakonshme, që disa nuk arrijnë majat e karrierës, është se mendojnë se duke punuar shumë dhe duke u përqendruar vetëm në punën e tyre, do të jetë e mjaftueshme për t’i ngjitur atje.”, shpjegon Han. “Por, nuk mund të jesh i suksesshëm, pa mësuar të punosh mirë me të tjerët.” / CNBC