• Për europianët, një filxhan kafe është një pjesë thelbësore e rutinës së përditshme.
  • Por, ndikimi i inflacioni po shkakton rritje dramatike të çmimit të këtij produkti.
  • Nëse çmimet vazhdojnë të rriten, kjo pije, dikur e marrë si e mirëqenë, së shpejti mund të jetë një luks i shtrenjtë.

Inflacioni po ushtron presion mbi buxhetet e familjeve në mbarë botën. Por, si mund të kuptoni se çfarë do të thotë për ju, norma totale e rritjes së çmimeve? Inflacioni total në 19 vendet e Eurozonës është aktualisht 6.1%, në nivelin më të ulët që kur Rusia pushtoi Ukrainën, por mbetet sërish shumë larg normës së synuar të Bankës Qendrore Europiane, prej 2%.

Si matet inflacioni?

Shumica e shifrave kombëtare të inflacionit, bazohen në ndryshimet në çmimet e një sërë mallrash dhe shërbimesh të përzgjedhura – ose shporte – që statisticienët mendojnë se përfaqësojnë, atë që një familje tipike mund të blejë rregullisht.

Edhe pse kjo prodhon një shifër kombëtare të inflacionit, norma personale e inflacionit varet nga ajo, që blini çdo ditë.

Në një përpjekje për t’i bërë më të lidhura normat totale të inflacionit, ekspertët kanë ofruar disa alternativa. Në vitin 1981, gazetari i ndjerë i Financial Times, Nico Colchester, propozoi Mars Bar Standard, një indeks inflacioni i bazuar në atë se sa duhet të fitoni, për të blerë një çokollatë.

Indekse të ngjashme janë krijuar në bazë të çmimit të çokollatës Freddo dhe hamburgerit Big Mac.

Tani statisticienët e Bashkimit Europian, kanë nxjërrë një masë edhe më universale – çmimin e një filxhani kafeje.

 

Sa e shtrenjtë mund të bëhet kafeja?

Të dhënat e Eurostat tregojnë se çmimi i një filxhani kafeje u rrit me pothuajse një të pestën (16.9%) në vit, deri në gusht 2022. Ndërsa, kostoja e kafesë në të gjithë BE-në u rrit me vetëm 0.5% në 12 muajt e mëparshëm.

“Të nisësh ditën me një filxhan kafe të nxehtë, është një rutinë e përditshme për shumë njerëz”, thotë Komisioni Europian. “Megjithatë, rritjet e fundit të çmimeve, mund ta shndërrojnë këtë produkt kryesor të mëngjesit, pothuajse një luks.”

Nëse e merrni kafenë me qumësht ose sheqer, ndikimi i inflacionit ka qenë edhe më i mprehtë.

Finlanda ka përjetuar rritjen më të madhe të çmimeve të kafesë – deri në 44% në 12 muaj, deri në gusht 2022 – ndërsa shtimi i sheqerit në kafe në Poloni është mbi 109% më i shtrenjtë. Rritjet më të mëdha të çmimeve të qumështit – mbi 50% – janë ndjerë në Hungari dhe Lituani.

Indeksi Europian i Kafesë pasqyron gjetjet e Perspektivës së Kryeekonomistëve të Forumit Ekonomik Botëror të shtatorit 2022, i cili paralajmëroi se po jetonim në një kohë rreziku të madh ekonomik.

Lundrimi në “ujërat e panjohur”

Inflacioni është rritur në nivele, që nuk janë gjatë një gjenerate, pasi pritjet për rritje janë duke u ulur në mbarë botën. “Pagat reale dhe besimi i konsumatorëve janë në rënie të lirë, duke i shtuar erërat e mëtejshme të rritjes dhe madje duke rritur mundësinë e trazirave sociale”, shtoi raporti.

Duke vënë në dukje se ekonomia globale është në “ujëra të panjohur”, raporti theksonte se masat për të reduktuar rrezikun e inflacionit, që shkaktojnë recesion dhe rritje të papunësisë, ndërsa ofron mbështetje për familjet në vështirësi, po shton nivelet e huamarrjes publike, tashmë e fryrë nga pandemia.

/ The European Sting