Dy breza nga Shqipëria janë gati të ngjiten në skenën e Eurovizionit 2023 me këngën e tyre “Duje”, një këngë për dashurinë familjare. Grupi përbëhet nga pop-star shqiptar Albina Kelmendi, prindërit dhe vëllezërit e motrat e saj.

Albina & Familja Kelmendi e çuan këngën e tyre Duje në Festivalin e Këngës në Shqipëri, ku u përballën me 25 artistë të tjerë gjatë 4 netëve, duke eliminuar gradualisht konkurrencën (vokale).

Ndërsa fituesi i përgjithshëm i festivalit u kurorëzua me vendim të jurisë, publiku ishte ai, që vendosi se kush do ta përfaqësonte Shqipërinë në Eurovizion, duke votuar për Albinën & Familjen Kelmendi.

Kush ka nevojë për këngëtarë dhe balerinë, kur e gjithë familja është në skenë?

Nuk ka asnjë fillim të butë në këtë këngë – Albina e shfaq të GJITHË vokalin e saj, që nga nota e hapjes. “Duje” është një këngë kaq e përzemërt dhe dramatike e dashurisë dhe bashkimit familjar, ku familja ofron harmoni dhe lëvizje të shkëlqyera kërcimi.

Albina është e pozicionuar mirë në karrierën e saj si pop-star, pasi ishte finaliste në The Voice of Albania.

Lamtumirë, Von Trapps, ka një familje të re këngëtarësh në Europë

Disa nga këngët e preferuara të familjes janë këngët e vetë Albinës. Gjithashtu, Albina dhe Familja Kelmendi janë fansa të zërave të mëdhenj si Christina Aguilera, Dua Lipa dhe Rita Ora. Me siguri do të ngrihen dhe do të kërcejnë me performancën e Rita Orës në gjysmëfinale.

Superylli Albina tha në Podcast-in Zyrtar të Konkursit të Këngës në Eurovizion, se si është të performosh përkrah familjes së saj:

“Është një ndjenjë kaq e veçantë. Kam qenë në skenë shumë herë më parë vetëm dhe është një ndjenjë e mrekullueshme, por të jesh me familjen është diçka tjetër, kaq e fuqishme dhe kaq e veçantë.” / Eurovision