Në foto: Castello di Gabiano

Italia veriore

Piemonte, është një rajon italian, relativisht i panjohur – me përjashtim të dashamirësve të gastronomisë dhe verërave, për të cilët është territor i shenjtë.

Për 400 vjet, familja Durazzo ka në pronësi Castello di Gabiano, 260 hektarë mbi lumin Po, pranë Casale Monferrato.

Vitin e kaluar, Giacomo Cattaneo Adorno, pasardhës i familjes Durazzos, dhe gruaja e tij Emanuela, hapën Palazzo Durazzo në Xhenova, i cili është një nga hotelet e reja më të mira në Itali.

Gabiano është vendi ku ata filluan biznesin e tyre të mikpritjes, së bashku me atë të prodhimit të verës, që ka ekzistuar për qindra vjet.

Bordo

Gjatë 25 viteve të fundit, Clos Dubreuil, në lindje të Saint-Émilion, ka kaluar nga një vend i panjohur, në një vend të famshëm për prodhimin e verërave vintage Grand Cru Classé Bordeaux dhe Chardonnay.

Kjo falë një bashkëpunimi të suksesshëm midis prodhuesit të verës Benoît Trocard dhe pronarit nga Houston, Ralph Eads.

Trocard u largua në 2023, dhe u zëvendësua nga konsulenti me famë botërore Alain Raynaud.

Alentejo

São Lourenço do Barrocal, në lindje të rajonit Alentejo të Portugalisë, është i dashur nga adhuruesit e dizajnit për përkushtimin ndaj integritetit arkitekturor.

Mbajtësit të çmimit Pritzker, Eduardo Souto de Moura, iu dha Luani i Artë në Bienalen e Venecias Architettura për punën e tij në restaurim, duke shpëtuar deri edhe tjegullën e fundit të çatisë, një fermë e kohës pas revolucionit.

Bregdeti i Kroacisë

Istria është quajtur Toskana e Kroacisë, dhe nuk është e vështirë të kuptosh pse: kodra të bukura, pyje dushku dhe selvie, kështjella mesjetare, fshatra simpatikë në majë të kodrave.

Gjithashtu, në të gjithë gadishullin, varietetet e Malvasia dhe rrushit të kuq Teran, lulëzojnë së bashku me vreshtat më të reja Pinot Gris, Sauvignon Blanc dhe Merlot.

Meneghetti, në jug të Rovinj në bregdet, ndodhet në tokën e kuqe të Istrias – tokë, që prodhon verëra të thata, minerale, në vreshtat e Malvasias dhe Merlots.

Stil bashkëkohor në Kili

Lugina Colchagua, është një nga peizazhet më tërheqëse të Kilit; më e butë dhe më e gjelbëruar se Patagonia në jug, por me mjaft pamje dramatike – maja të mbuluara me borë, përrenj të zhurmshëm.

Zona me sipërfaqen më të madhe të vreshtave në Kili, është gjithashtu shtëpi e verërave të shkëlqyera: vreshtat shtrihen nga baza e Andeve drejt Paqësorit.

Në nën-rajonin Entre Cordilleras, e njohur për tokën e përshtatshme për varietetet e kuqe, është Clos Apalta, një pronë shekullore në pronësi franceze, që prodhon përzierje shumë të vlerësuara Cabernet-Carmenère-Merlot. / FT