Bazuar në numrin e atraksioneve kulturore dhe popullaritetit në Google dhe mediat sociale, këto janë qytetet më të bukura bregdetare në botë

Sigurisht, destinacionet e pacenuara, të izoluara, janë milje larg nga çdo gjë dhe nga kushdo, janë të përsosura, por ndonjëherë dëshirojmë tjetër gjë: të gjitha atraksionet kulturore të qytetit, me ajër të pastër që vjen nga deti.

Por, cilat qytete bregdetare në botë janë më të mirat?

Për ta zbuluar, kompania e lundrimit Fred. Olsen Cruise Lines, analizoi 117 qytete bregdetare anembanë botës dhe i renditi ato, bazuar në cilësinë e institucioneve kulturore, numrin e vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, vëllimin e kërkimit në Google dhe sasinë e hashtags në mediat sociale.

Në krye të studimit u rendit Reykjavik në Islandë! Qyteti u vlerësua me 9.05 pikë.

Falë vëllimit të madh të ngjarjeve kulturore, si dhe numrit të atraksioneve, galerive dhe muzeve, ai shënoi më shumë pikë se çdo qytet tjetër.

Më pas ishte Bruges, i cili mund të quhet disi bregdetar, falë kanalit që ka pranë, por qyteti është në fakt 11 kilometra larg nga bregu.

Bruges, Belgjikë

Qyteti i tretë ishte Napoli. Nëse mendojmë për numrin e atraksioneve dhe mrekullive kulturore – nga mali Vezuv dhe Pallati Mbretëror, deri te teatri San Carlo – është e kuptueshme pse qyteti u rendit kaq mirë.

Napoli, Itali

Edhe Shqipëria u përfaqësua në listë me Durrësin, i cili u rendit i 36-ti, me 5.42 pikë.

Durrës, Shqipëri

Në vazhdim renditen dhjetë qytetet më të mira bregdetare në botë për momentin, sipas Fred. Olsen Cruise Lines.

1. Reykjavik, Islandë                9.05 pikë
2. Bruges, Belgjikë                   8.40 pikë
3. Napoli, Itali                           8.15 pikë
4. Monako, Monako                8.03 pikë
5. Split, Kroaci                          7.99 pikë
6. Herceg Novi, Mal i Zi           7.80 pikë
7. Amsterdam, Holandë          7.73 pikë
8. Cape Town, Afrikë e Jugut   7.64 pikë
9. Dublin, Irlandë                      7.27 pikë
10. Gjibraltar, Gjibraltar           7.03 pikë

/ Monitor